BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Politike

Vetingu, konfirmohet prokurori i Gjirokastrës, KPK ngre dyshime për konflikt interesi dhe fshehje pasurie nga gjyqtarja e Fierit

Vetingu, konfirmohet prokurori i Gjirokastrës, KPK ngre dyshime për

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi dje të konfirmojë në detyrë prokurorin e Gjirokastrës, Julian Çafka. Prokurorit nuk iu gjet asnjë problem me pasurinë dhe kriterin e pastërtisë së figurës edhe disa mangësi të konstatuara nga KPK ai arriti t’i justifikojë me prova të besueshme. Gjatë seancës dëgjimore më datë 10 shtator, Komisioni evidentoi disa çështje të denoncuara nga publiku ku janë konstatuar mangësi në hetimet e kryera nga drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës. Çafka dha shpjegime lidhur me dy çështjet e hetuara prej tij, të verifikuara në kuadër të dyshimeve të ngritura nga DSIK për veprime korruptive. Kujtojmë se një prej denoncuesve kishte pretenduar se subjekti kishte hetuar një çështje jashtë kompetencës dhe juridiksionit të prokurorisë ku ai ushtronte detyrën. Për këtë Çafka sqaroi se, nisur nga fakti se pjesa më e madhe e veprimeve hetimore ishin kryer në Gjirokastër, ishte vendosur që çështja të hetohej aty dhe të mos delegohej për kompetencë në Vlorë, ku kishte ndodhur pasoja. Trupa gjykuese vlerësoi si argument të qëndrueshëm deklaratën e prokurorit, por gjithsesi vendosi që të transferojë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje të hetuara prej prokurorit Çafka në vitet 2018 dhe 2019. Sakaq, bëhet me dije se Çafka e ka filluar karrierën në Prokurorinë e Sarandës në vitin 2008. Në vitin 2013 ai është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ku aktualisht është komanduar në funksionin e drejtuesit.

Zarka vihet në vështirësi

Ndërsa gjykatësja e Fierit, Adelina Zarka, u gjend në vështirësi përballë gjetjeve të komisionit. Nga hetimet e kryera KPK ka evidentuar bilance negative dhe mos përputhshmëri në deklaratë lidhur me vlerën e 5.7 milionë lekëve të përdorura për ndërtimin e një shtëpie në fillim të viteve 2000 nga bashkëshorti dhe vëllai i tij, me pjesë takuese ½ secili. Si burim krijimi për këtë pasuri, subjekti ka deklaruar të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamenti, që sipas kontratës noteriale çmimi i shitjes ishte 600 mijë lekë, por që nuk rezultuan bindëse për komisionin. Gjyqtarja Zarka deklaroi se apartamenti që kishte shitur gjendej në qendër të qytetit të Fierit, në vendin quajtur “Bar Rinia” dhe se realisht kishte përfituar nga ky transaksion vlerën 4 milionë e 450 mijë lekë. Sipas saj, paraqitja e atij çmimi nuk ka pasur si qëllim fshehjen e të ardhurave ose shmangien e tatimit. Madje ajo tregoi se, ishte ndëshkuar me gjobë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI dhe se me vendim të Gjykatës së Apelit Administrativ kishte shlyer për llogari të shtetit shumën 100 mijë lekë. Gjithsesi KPK tha se ajo ka pasaktësi në deklaratën e pasurisë, ndërsa provat nuk janë të mjaftueshme. Për këtë arsye komisioni shtyu marrjen e vendimit për në datën 16 shtator.

Më të lexuarat