BREAKING NEWS

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i
x

Politike

Vetingu, KPA shtyn për në shtator seancat, KPK mbyll procesin për rreth 290 gjyqtarë dhe prokurorë, ja të dhënat

Vetingu, KPA shtyn për në shtator seancat, KPK mbyll procesin për

Me ardhjen e periudhës së verës, duket se edhe organet e vetingut do të jenë pushim. Kolegji i Posaçëm i Apelimit i ka mbyllur seancat dëgjimore që në datën 30 korrik. Ndërsa për muajin gusht, KPA nuk ka parashikuar asnjë seancë, duke i shtyrë ato për në muajin shtator. Kështu që, seancat që kanë ngelur, apo nëse do të ketë ankimime nga Komisioneri Publik, ato pritet që të shqyrtohen nga shtatori e më pas. Ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndonëse gjatë kësaj jave ka parashikuar në kalendarin e punimeve 2 seanca për shpallje vendimi dhe 2 seanca dëgjimore, do të rikthehet në shtator për të hetuar gjyqtarët dhe prokurorët në 3 kriteret. Por deri më tani, KPK ka mbyllur procesin për rreth 290 gjyqtarë dhe prokurorë. Përmes një raporti, KPK bën me dije se nga muaji shkurt 2018 deri në muajin prill 2020 janë marrë 246 vendime, nga të cilat 101 kanë qenë për konfirmim në detyrë, ku 44 kanë qenë gjyqtarë, 48 prokurorë dhe 9 ndihmës ligjorë. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe KPK ka marrë edhe 90 vendime për shkarkim nga detyra, ku 56 kanë qenë gjyqtarë, 32 prokurorë dhe 2 ndihmës ligjorë. Ndërsa 30 vendime Komisioni i ka marrë për ndërprerje të procesit për 21 gjyqtarë, 7 prokurorë dhe 2 ish-ndihmës ligjorë, ndërsa 8 vendime janë marrë për pushimin e procesit të 3 gjyqtarëve, 1 prokurori dhe 4 ndihmësve ligjorë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë edhe 16 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar, për kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 10 gjyqtarëve dhe 5 prokurorëve, si dhe 1 vendim për pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare. Ndërsa gjatë muajve maj-korrik ka marrë edhe 45 vendime të tjera për njerëzit e drejtësisë, ku përfshihen konfirmimet në detyrë, por edhe shkarkimet, duke i nxjerrë nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet.

Organet ndihmëse

Në raportin e KPK thuhet se organet ndihmëse të Komisionit në këtë proces janë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vlerësimin e pasurisë dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar për vlerësimin e figurës. Por, vendimmarrja e Komisionit nuk është e kushtëzuar nga përfundimet e rezultateve të këtyre raporteve, thuhet në raport. “Organet ndihmëse të Komisionit në këtë proces janë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vlerësimin e pasurisë dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar për vlerësimin e figurës. Vendimmarrja e Komisionit nuk është e kushtëzuar nga përfundimet e rezultateve të këtyre raporteve, pasi Kushtetuta i njeh KPK-së të drejtën e një hetimi të pavarur”, shkruhet në raport. Kështu, sipas raporteve të ILDKPKI-së për 192 prokurorë, gjyqtarë e ndihmës ligjorë, kanë rezultuar pa probleme me pasurinë 125 dhe me probleme 67 prej tyre. Ndërkohë që hetimi i kryer nga Komisioni ka dhënë rezultate të tjera: kanë rezultuar 80 gjyqtarë dhe prokurorë pa probleme me pasurinë dhe 98 subjekte me probleme. Nga raportet e DSIK-së për 160 subjekte rivlerësimi, kanë rezultuar të papërshtatshëm për vijimin e detyrës 33 subjekte rivlerësimi, ndërkohë që nga hetimi i Komisionit rezultuan me probleme 21 prej tyre.

Më të lexuarat