Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vetingu, KPK: Zyra e Hipotekave ka vonuar përgjigjet, për subjektet e rivlerësimit kemi kërkuar informacion edhe jashtë vendit

Postuar: 10/08/2018 - 08:05

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka deklaruar dje se për punën e tij shpesh është bërë pengesë Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në një reagim të dhënë për një media tjetër, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pohoi se gjatë punës së tij ka kërkuar informacione në lidhje me subjektet e rivlerësimit, prokurorë apo gjyqtarë tek disa prej institucioneve kryesore në vend, si Shërbimi Informativ Shtetëror, OSHEE, banka apo drejtori të gjendjes civile. Komisioni i Pavarur deklaroi se të gjitha institucionet kanë kthyer përgjigje, ndërsa zyra e Hipotekave ka pasur vonesa në kthimin e përgjigjeve për subjektet e rivlerësimit. “Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i lind nevoja të bashkëpunojë me institucione shtetërore/ private për të marrë informacionin e nevojshëm sipas legjislacionit përkatës. Kështu, sqarojmë se asnjë institucion, të cilit KPK-ja i është drejtuar, nuk ka refuzuar të përgjigjet. Mund të ketë pasur vonesa në kthimin e përgjigjeve, në mënyrë të veçantë nga ZVRPP-të, por asnjëherë refuzim përgjigjeje”, deklaroi dje Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Më tej, Komisioni bëri me dije se ndaj subjekteve të caktuara të rivlerësimit ka kërkuar informacion dhe jashtë vendit për të konfirmuar nëse deklaratat e bëra prej tyre janë të sakta apo jo. Sakaq, KPK pohoi gjithashtu se deri më sot nuk ka referuar asnjë dosje tjetër në prokurori në lidhje përveç asaj të ish-gjyqtarit të Kushtetueses Besnik Imeraj. “KPK-ja në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, ka të drejtën të kërkojë informacione dhe jashtë vendit, siç dhe ka kërkuar për subjekte të caktuara për të cilët ka qenë e nevojshme. Në përfundim ju njoftojmë se përveç rastit të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Imeraj, të cilit ju referua dosja në Prokurori, KPK nuk ka referuar tjetër dosje”, u shpreh KPK.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2018 - 21:40

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar Ministrinë e Brendshme. 
 
Në statusin e tij Manjani shkruan se sqarimi i Ministrisë së Brendshme ishte qesharak.

Postuar: 20/08/2018 - 21:27

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, e cila tha raport

Postuar: 20/08/2018 - 21:15

Debati politik në vend prej dy ditësh është dominuar nga një emër dhe ai është Edmond Bego, i n

Postuar: 20/08/2018 - 20:10

Ish-kreu i LSI Petrit Vasili ka denoncuar disa herë rrezikun që i kanoset vendit tonë

Postuar: 20/08/2018 - 19:36

Pas reagimit të policisë lidhur me ndalimin e Begës në Greqi ka reaguar edhe këshilltari për çësh

Postuar: 20/08/2018 - 19:30

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kreu i Shtetit Ilir Meta bën një urim për të gjithë besimt

Postuar: 20/08/2018 - 19:23

Pak orë pasi të rinjtë e LRI-së nisën ditën e parë të kampingut në Jalë, dhe njoftuan se pastru