Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vetingu në polici drejt dështimit? Dorëhiqet kreu i komisionit 2 javë pas inspektores, ja arsyet që çuan ish gjeneralin Viktor Berdaj në dorëzimin e detyrës

Postuar: 16/04/2019 - 07:44

Kryetari Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik për vetingun në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave është dorëhequr ditën e djeshme nga detyra. Pas miratimit të dorëheqjes së Viktor Berdajt, pritet që drejtimin e këtij komisioni ta marrë siç e parashikon ligji, anëtarja më e vjetër në moshë, që në rastin konkret rezulton të jetë inspektorja Elvira Dabërdaku. Vetëm 2 javë më parë, nga ky komision u dorëhoq edhe një komisioneve.

Dorëheqja

Mësohet se ish gjenerali Viktor Berdaj ka njoftuar fillimisht anëtarët e komisionit e më pas ka dorëzuar zyrtarisht aktin e largimit nga posti që kishte marrë pak kohë më parë. Burime për gazetën “Sot” bëjnë me dije se Berdaj është shprehur se në kushtet aktuale e ka të pamundur të realizojë misionin për të cilin ai ishte zgjedhur në krye të këtij komisioni. Sipas të njëjtave burime, vetingu në uniformat blu është një proces i vështirë dhe si i tillë meriton mbështetjen e gjithëve, si faktorit të brendshëm ashtu dhe atij të jashtëm. Por mesa duket kjo mbështetje ka munguar. Kreu i Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik, tashmë i dorëhequr, mësohet se ka kërkuar takim me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për të diskutuar në lidhje me procesin e vetingut, por nuk është pritur nga ky i fundit. Mësohet gjithashtu se Berdaj ka kërkuar takim dhe me drejtues të Nënkomisionit Parlamentar për Ndjekjen dhe Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjit nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, kërkesë e cila gjithashtu ka rënë në vesh të shurdhët. Ndërkohë, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik, ende nuk ka gjetur as përkrahjen e organizmave të huaja mbështetëse siç janë PAMECA dhe ICITAP, të cilat parashikohen dhe në ligj. Megjithëse në thelb i njejtë funksionalisht me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili bën rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, komisionit të vetingut për Policinë e Shtetit, Gardën dhe SHÇBA duket se nuk i është kushtuar e njëjta vëmendje edhe sa i përket pagave dhe mbrojtjes. Ashtu si KPK për gjyqtarët dhe prokurorët, edhe komisioni i vetingut për uniformat blu do të bëjë rivlerësimin e këtyre të fundit bazuar në 3 komponentë; vlerësimin e pasurisë; kontrollin e figurës; vlerësimin e aftësive profesionale.

Ngërçi nga ndryshimet ligjore

Ndryshimi pak kohë më parë i ligjit nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme duket se do të krijojë një ngërç në funksionimin e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik për Vettingun në Polici, Gardë e SHÇBA. Ligji i mëparshëm parashikonte ngritjen e një komisioni me 30 vetë. Ndër këta, 15 do të ishin komisionerë dhe 15 të tjerët anëtarë të sekretariatit teknik. Ky komision do të bënte vetingun e 30 oficerëve me grada të larta. Më pas, ky komision do të zgjidhte 45 persona për të hetuar3 mijë oficerë me grada të mesme në Ministrinë e Brendshme, Gardë dhe SHÇBA. Më pas, do të zgjidhej një komision tjetër për të hetuar gjithë trupën policore prej afro 8 mijë efektivësh. Ky proces parashikohej të zgjaste rreth 2 vite. Me ndryshimet që iu bënë ligjit vetëm pak kohë më parë, komisioni i dytë dhe i tretë u hoqën dhe hetimi që do të bënin ata, i kaloi Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. Në atë kohë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se kjo masë do të kursente rreth 2.5 milionë USD, por kjo mbetet për t’u parë gjatë procesit, nëse do të duhet shtesë në staf apo jo. Kalimi i këtij hetimi nga SHÇBA pritet të ngarkojë punën e këtij të fundit, i cili veç vetingut do të kryejë dhe funksionin e tij primar. Nevoja për shtim stafi në këtë strukturë pritet të nevojitet edhe për shkak të ankesave të mundshme në gjykatë, të cilat parashikohen në ligj, si apelim ndaj mokalimit në komision. Aktualisht, anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik për vetingun në Policinë e Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave janë në fazën e trajnimit, proces i cili gjithashtu po zvarritet për arsye të pashpjegueshme. Ndërkohë, zyrat e këtij komisioni janë caktuar tek Garda e Republikës, por mësohet se ende nuk janë gati.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 09:20

Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të burgoset nëse do të tentojë ndonjë nga skenarët e tij destabilizues në ditën e zgjedhjeve.

Postuar: 21/04/2019 - 08:17

 Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu komentoi dje thirrjet e ish-kryeministrit

Postuar: 21/04/2019 - 00:00

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka postuar pak më parë një foto të vetën buzë detit.

Postuar: 20/04/2019 - 23:58

Sot Rudina Hajdari krijoi partinë e re 'Bindja Demokratike' ndërsa të martën do ta regjis

Postuar: 20/04/2019 - 23:56

Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Kjo javë” tha se beson se 5 ose 6 kandi

Postuar: 20/04/2019 - 22:52

Eksponentja e djathtë, Enkelejda Veliu, e cila ka mbajtur pozicionin e anëtares së Kryesisë së Pa

Postuar: 20/04/2019 - 21:51

I ftuar në studion e lajmeve të “OraNews”, Eno Bozdo, anëtar i kryesisë së PD theksoi