BREAKING NEWS

Vazhdojnë përpjekjet për të finalizuar Reformën Zgjedhore, SHBA hedh hapin e rëndësishëm, zyra e shtypit të ambasadës njofton lëvizjen e Yuri Kim ditën e sotme

Vazhdojnë përpjekjet për të finalizuar Reformën
x

Politike

Vetingu në polici nis me shkarkime, Oltion Shehu nuk justifikon dot pasurinë, del në seancë dëgjimore dhe zv/drejtori i SHÇBA

Vetingu në polici nis me shkarkime, Oltion Shehu nuk justifikon dot

Vetingu në polici nisi me vendime negative. Dje, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shkarkoi nga detyra Oltion Shehun, shefin e Sektorit të Ankesave në shërbimin për Çështjet e Brendshme. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të martën e 5 nëntorit, Komisioni tha se ka konstatuar probleme në pasurinë e subjektit të rivlerësimin. Sipas Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Shehu nuk justifikon dot shpenzimet në raport me të ardhurat. Relatorja e çështjes tha se nga hetimi rezulton se Shehu zotëron një banesë dy-katëshe në Tiranë me sipërfaqe 161.6 m2, me burim krijimi të deklaruar dy kredi në vlerën 500 mijë lekë dhe një 1 milion lekë, si edhe kursime në vlerën 2.5 milionë lekë. Lidhur me këtë konstatim, subjekti ka shpjeguar se certifikatën e pronësisë, sipërfaqja 77 m2 përfaqëson gjurmën e ndërtesës, pasi pjesa tjetër e sipërfaqes prej 16.6 m2 i përket katit të dytë. KJV ka konfirmuar dy kreditë e marra prej efektivit të policisë, ndërsa identifikoi pamundësi për nisjen e ndërtimit të banesës në vitin 2003. Relatorja tha gjatë relatimit se të ardhurat e bashkëshortes së subjektit për periudhën 2000-2003 kanë qenë rreth 280 mijë lekë, ndërsa të efektivit kanë qenë 104 mijë lekë. Pas kësaj analize, Komisioni ka konstatuar se subjekti i rivlerësimit nuk ka pasur mundësi për të krijuar kursime të mjaftueshme për të nisur ndërtimin e banesës. Relatorja tha gjatë seancës se subjekti i rivlerësimit ka deklaruar në deklaratën veting se ka punuar në vitet e mëvonshme edhe si kamarier në një lokal e menaxher në një hotel ku ka siguruar përkatësisht 1 milion dhe 1.3 milionë lekë. Lidhur me kriterin e figurës, KJV nuk ka konstatuar përfshirje të subjektit në aktivitete të paligjshme apo të ketë pasur kontakte të papërshtatshme me persona me lidhje me krimin e organizuar. Shehu ka kaluar pa probleme edhe testin psikologjik.

Zv/drejtori i SHÇBA para KJV
Paraditen e 8 nëntorit doli para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit zv drejtori i SHÇBA, Adriatik Ago. Komisioni ka konstatuar se nuk ka probleme lidhur me deklarimin e pasurisë, dhe nga hetimi administrativ kanë rezultuar të sakta deklarimet për një apartament 62 m2 në Tiranë të privatizuar në vitin 1994 në vlerën rreth 4.400 lekë, ku subjekti zotëron 66% të kësaj prone. Dhe për një apartament tjetër në Tiranë, ku Ago ka rezultuar si bashkëpronar me pjesë takuese rreth 1/3, të përfituar nga privatizimi nuk u identifikuan probleme. Po i njëjti përfundim është arritur për blerjen e një automjeti. Komisioni ka konstatuar se Ago ka pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive të tij. Lidhur për pasurinë apartament 53 m2 i krijuar nga ndërtimi i një shtese në pallatin ekzistues në vitin 1999 e të legalizuar në vitin 2012, relatorja tha se ka pasur një kontratë ndërtimore të përbashkët edhe pse shtesat janë kryer në tokë shtetërore. Për këtë, Ago u shpreh se për ndërtimin e shtesës, si ai ashtu edhe banorët e tjerë të pallatit kishin zbatuar gjithë legjislacionin e kohës, duke kërkuar e marrë leje ndërtimi në bashki para se të niseshin punimet. Lidhur me kriterin e figurës dhe profesionalizmit, Ago u vlerësua pozitivisht. Vendimi përfundimtar do të jepet më13 nëntor.

Ornela ÇELPICA

Më të lexuarat