Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vetingu në polici, përshpejtohet procesi i verifikimit të dosjeve, mazhoranca akuzon opozitën për vonesat në proces

Postuar: 25/09/2018 - 08:34

Partia Socialiste ka deklaruar dje se vonesat në procesin e vetingut në polici kanë ardhur si rrjedhojë e braktisjes së procesit nga ana e opozitës. Por krahas këtij qëndrimi mazhoranca ka bërë të ditur se do përshpejtojë procesin e verifikimit të dosjeve edhe nëse opozita nuk merr pjesë në mbledhje. Deputeti i PS, njëherësh anëtari i nënkomisionit të Monitorimit të procesit të vetingut në polici, Pjerin Ndreu në një reagim të dhënë për mediat, deklaroi dje se dhe pse opozita po e bojkoton nënkomisionin procesi i rivlerësimit të efektivëve do të fillojë shumë shpejt. Deputeti Ndreu i bëri thirrje opozitës që ta lërë politikën mënjanë dhe t’i bashkohet këtij procesi që ka si synim pastrimin e Policisë së Shtetit nga personat e inkriminuar.

“Ka njëfarë ngecje por që nuk do të presim gjatë, do të fillojmë shumë shpejt”, tha deputeti i PS, Pjerin Ndreu.

Por pavarësisht se mazhoranca është koshiente që ky proces do të kontestohet nga demokratët, anëtari i nënkomisionit parlamentar për mbikëqyrjen e këtij procesi, Pjerin Ndreu deklaroi se mazhoranca e ka kuorumin për të vijuar mbledhjet edhe pa praninë e opozitës. “Kemi kuorumin e nevojshëm, do të vazhdojmë. Nuk do të lëmë asnjë qelizë të kësaj shoqërie pa e kaluar në filtër”, u shpreh ai. Sakaq deputeti socialist, u ndal edhe tek çështja e vetingut në politikë. Duke mbajtur të njëjtin qëndrim si deputetët e tjerë mazhoritar, Ndreu u shpreh se vetingun në politikë do e bëj SPAK dhe BKH.

“Ligj të legjitimosh politikën e thashethemeve se unë thashë, unë pashë… Unë jam deputet, shkoj në zonë dhe takoj këdo, nuk mund të më anatemosh mua sepse takova një që ka qenë në burg. Ne e kemi mekanizmin të mirëpërcaktuar tek SPAK dhe SPAK u jep përgjigje të gjithëve”, tha ai.

Deputeti socialist i ndal edhe tek çështja e krimit në vend. Ai i bëri thirrje opozitës që të mos bëjë thashetheme me situatën e krimit në vend, pasi është i vetmi që nuk ka parti. “Jo çdo krim që ndodh duhet të jetë arsye për të reaguar. Në Shqipëri ndodh një çudi e madhe, bëhet opozitë me çdo krim që ndodh. Hall ta godasësh dhe hall mos ta godasësh. Në të dyja planet je i akuzuar publikisht. Nëse opozita ka të dhëna, të shkojë dhe t’i bëjë prezent”, u shpreh ai. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 09:20

Zbardhet e vërteta e dosjes 978, ku presidenti aktual Ilir Meta dyshohet se ka bërë pazare në vitin 2009 me ish-kreun e DIA, Kastriot Ismailaj.

Postuar: 23/05/2019 - 09:10

Zhvillimet e ditëve të fundit kanë detyruar presidentin Ilir Meta të humbasë qetësinë.

Postuar: 23/05/2019 - 09:00

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ditën e djeshme zyrtarisht kryetarit të Partisë Demokratike, L

Postuar: 23/05/2019 - 07:54

Ndërkombëtarët kanë lëshuar të tjera akuza në drejtim të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Sociali

Postuar: 23/05/2019 - 07:53

Pas vendimit të Parlamentit holandez, i cili votoi në 16 prill rikthimin e vizave për Shqipërinë,

Postuar: 23/05/2019 - 07:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ditën e djeshme, pas letrës publike të kr

Postuar: 23/05/2019 - 07:49

Bashkimi Europian ka reaguar dje ashpër, pas akuzave të Presidentit Ilir Meta në adresë të reform