BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Vetingu në polici, shumica e efektivëve nuk plotësojnë dot formularët, qeveria eliminon dokumentet shtesë dhe tarifat bankare

Vetingu në polici, shumica e efektivëve nuk plotësojnë dot

Vetingu në radhët e policisë ka filluar të shfaqë problemet e para. Ndonëse duhen edhe 10 ditë nga afati i dorëzimit të tre formularëve, pasi 5 maji është afati përfundimtar, ditët e fundit është parë një panik i theksuar në radhët e efektivëve. Kjo për faktin se qindra punonjës policie, sipas informacioneve të gazetës, po hasin probleme dhe vështirësi të shumta në plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit. Problem që e ka ngritur edhe Sindikata e Policisë për shkak se, sipas saj, qindra efektivë po enden në zyrat e institucioneve për të marrë dokumentet që duhen për plotësimin e formularëve të vetingut. Por përveç kësaj një problem tjetër që ka nxitur panik në radhët e punonjësve të policisë, sipas informacioneve të gazetës pranë Drejtorisë së Policisë, janë dhe tarifat e larta që këta të fundit duhet të paguajnë në banka për tërheqjen e formularëve. Kërkesë që punonjësit e policisë ia kanë shtruar edhe Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë nga ana tjetër duke parë problemet e që po hasin, është mësuar se efektivët kanë kërkuar gjithashtu nga Ministria e Brendshme që të shtyhet edhe për një afat tjetër kohor procesi i plotësimit të formularëve të vetingut, në mënyrë që ata të njihen më nga afër me këtë proces. Kërkesë që deri më tani nuk ka një përgjigje definitive nga ana e ministrisë.

Qeveria eliminon dokumentet shtesë

Problemet e shfaqura në radhët e efektivëve të policisë në plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit ka bërë që qeveria të marrë një tjetër masë lehtësuese ndaj tyre. Pas kërkesave të shfaqura nga ana e sindikatës së policisë si dhe duke monitoruar nga afër panikun e shfaqur në radhët e policisë Ministria e Brendshme vendosi që të eliminojë dokumentet shtesë. Lajmin e ka bërë të ditur dje vetë zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i cili gjatë një reagimi për një media tjetër u shpreh se nuk është e nevojshme marrja e dokumenteve shtesë pasi plotësimi është deklarativ. Madje ai tha se është e rëndësishme që efektivët të plotësojnë saktë formularët dhe të mos ndihen në stres për shkak të keqkuptimeve që po krijohen. “Sindikata thotë se duhen 20 dokumente, unë ju them që nuk janë të nevojshme. Ligji lë si opsion që kush i ka, ose do i tërheqë për saktësi mund t’ja bashkëngjisë. E rëndësishme është formularët t’i plotësojnë të saktë dhe të vërtetë. E kuptoj që efektivët mund të jenë në stres edhe për shkak të këtyre keqkuptimeve”, tha ai. Më tej, Hodaj tha se Ministria e Brendshme ka arritur marrëveshjen edhe me disa banka për të hequr tarifat për vërtetimet që kërkojnë policët. “Kemi patur një problem me një bankë, e cila mbante një tarifë të lartë sipas nesh, 2000 lekë të reja”, u shpreh Hodaj.    

Hodaj: Vetëdeklarimi të behet i plotë

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Julian Hodaj deklaroi dje se efektivët duhet ta bëjnë vetëdeklarimin të plotë duke deklaruar edhe të ardhurat nga puna në të zezë. Ai tha se fenomeni i punës në të zezë është i njohur në Shqipëri dhe se Komisioni Vlerësimit do t’i marrë parasysh të gjitha këto duke mos penalizuar punonjësit. “Fenomeni i punës në të zezë është i njohur në Shqipëri. Deklarimi duhet të bëhet i plotë, dhe komisioni do t’i marrë parasysh”, tha Hodaj. Më tej, zv/ministri Hodaj theksoi se procesi i vetingut nuk ka si synim pastrimin por vlerësimin e pjesës së shëndoshë të policisë ndërsa la të kuptohet se do të largohen kush ka abuzuar me detyrën./ Endri Arizi

Më të lexuarat