BREAKING NEWS

 Artan Hoxha plas ‘BOMBËN’, nxjerr pamjet ekskluzive të kryebashkiakut duke pirë kokainë/ Paralajmëron një tjetër surprizë në orët në vijim

x

Politike

Vetingu në Policinë e Shtetit, zv. ministri i Brendshëm me ‘dorë të hekurt’: 45 dosjet e para drejt përfundimit, 200 të tjera...(Deklarata)

45 dosjet e para të vetingut për drejtues të Policisë së Shtetit janë drejt përfundimit për t'u përballur me seancat publike. Kjo ka qenë deklarata e zv. ministrit të Brendshëm Julian Hodaj. Hodaj tha se po punohet paralelisht edhe me 200 dosjet e tjera duke synuar kështu një proces vlerësimi cilësor.

"Puna me 45 dosjet e para nuk pengon punën me 200 dosjet e tjera. Në dijeninë tonë informacionet janë kërkuar për të gjithë 245-shen që është pjesa drejtuese e tre organizatave. Pra në qoftë se themi që 45 të parat janë ato më afër përfundimit dhe janë të parat që do dalin nëpër seanca dëgjimore publike nuk përjashtojmë që puna po vazhdon edhe me 200 të tjerat. Pra është një punë që shkon paralelisht.

Me ndryshimet e reja të ligjit, ndryshoi dhe numri i punonjësve që do kalojnë vlerësimin në fazë të parë. Pra e gjithë SHÇBA-ja kalon vlerësimin për vete në fazë të parë, që do të thotë nga faza e dytë dhe e tretë që i qëndrojmë asaj ndarje klasike që kemi bërë që në fillim: grada të larta, grada të mesme dhe grada të ulta. Në momentin që do fillojnë gradat e mesme dhe gradat e ulta SHÇBA do ketë kaluar për vete vetingun. Pra do të kemi edhe një trupë vlerësuesish nga SHÇBA -ja të cilët do e kenë kaluar vetë këtë lloj procesi.

SHÇBA është një institucion që atë tagër ka edhe sot, të merret me shkeljet e punonjësve të policisë apo të institucioneve të tjera që janë në varësi të Ministrisë së Brendshme, dhe nuk shoh ndonjë element kompromentimi te ky lloj procesi  sa kohë për vete ata i nënshtrohen një procesi të njëllojtë dhe ajo që ligji parashikon është një procedurë të njëjtë vlerësimi për të gjithë punonjësit nga i pari tek i fundit. Domethënë nuk ndryshojnë as kriteret as metodologjia, nuk ndryshon as përfundimi i vlerësimit", u shpreh Hodaj.