Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vetingu në politikë, socialistët përplasen në distancë me demokratët, deputetja e PS akuza opozitës se është trembur nga reforma në drejtësi

Postuar: 12/09/2018 - 08:03

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë përplasur dje në lidhje me çështjen e vetingut në politikë. Pas deklaratës së deputetit të PD-së Ervin Salianji, njëkohësisht koordinator i grupit të punës të ngritur nga opozita për vetingun në politikë, se kryeministri Edi Rama nuk e do vetingun, ka ardhur reagimi nga radhët e socialistëve. Deputetja e PS, Elisa Spiropali deklaroi se vetingun e politikës duhet ta bëjë drejtësia e pavarur. Sipas Spiropalit, mazhoranca kërkon që ata që s’e kalojnë vetingun të përballen me drejtësinë, ndërsa PD nuk e do. “Ne thamë se do kishte ndonjë gjë të re, por sot dëgjuam Salianjin se vetë ata janë të paqartë për çfarë duan të bëjnë. PD e ka kapur frika nga vetingu, nga SPAK dhe BKH dhe tani dalin me një propozim që në fakt nuk bën asgjë tjetër veçse minon reformën me drejtësi, SPAK, BKH dhe vetingun që ato do bëjnë. Ne prisnim nga PD të dëgjonim sesi do bënin vetingun e politikanëve, por edhe të vëllezërve, motrave, kunetërve, fëmijëve, baxhanakëve të politikanëve. Por ata thonë jo. Ne presim që politikanët jo vetëm të shkëputen nga lidhjet me krimin, por edhe të kalojnë në sitë për të ardhurat dhe pasuritë. Luli thotë jo. Ne duam që ata që s’e kalojnë vetingun të përballen me drejtësinë, Luli thotë jo”, tha ajo. Deputetja socialiste akuzoi më tej kreun e PD Lulzim Basha se po del kundër shqiptarëve për çështjen e vetingut. Spiropali tha gjithashtu se edhe pse Basha mund të ketë frikë nga SPAK dhe BKH qeveria nuk do ia vërë shqelmin reformës. “Shqiptarët duan që vetingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur. Luli thotë jo. Luli do që kontrollin t’ia bëjë Salianji me Klevisin. Kjo nuk është drejtësia që duam. Ne duam veting dhe jemi të hapur për të biseduar, por një veting për të qenë. Ata thonë hajde votojmë diçka që vetë thonë se nuk është gati. E që për më tepër, propozimi i tyre është hap pas. Propozimi i tyre është të marrësh reformën në drejtësi dhe ta grisësh. Luli mund të këtë frikë nga SPAK e BKH, por kjo nuk është arsye që ne t’i vëmë shkelmin vetingut që njësoj siç po pastron drejtësinë nga të korruptuarit e të paaftët, do pastrojë edhe politikën”, tha Spiropali.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 23:06

Grupi Bajri nuk është më i fuqishmi në Shkodër dhe në Shqipëri, por sipas gazetarit Artan Hoxha, grupi më i fuqishëm kriminal që vepron në kryeqendrën e veriut nuk është goditur ende.

Postuar: 24/09/2018 - 22:55

Gazetari Basir Çollaku ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të dalin fotografitë e një ministri t

Postuar: 24/09/2018 - 22:42

Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari thotë se grupi i “Bajri” i goditur të premt

Postuar: 24/09/2018 - 22:33

  “Merr përsipër të gjykojë oligarkët një person si Lulzim Basha, i cili u vë gjoba at

Postuar: 24/09/2018 - 22:22

Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar në “Open” të Eni Vasilit emrat e oligarkëve më

Postuar: 24/09/2018 - 22:21

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, i ftuar në “Real Story” është pyetur p

Postuar: 24/09/2018 - 22:05

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, ka bërë një kërcënim të hapur mbrëmjen e sotme LIVE në