Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vetingu nis dhe në Gjykatën e Tiranës, përzgjidhen dosjet për 6 gjyqtarë, ja emrat që do të verifikohen të parët

Postuar: 15/11/2017 - 08:09

Procesi i Vetingut ka zbritur dje edhe në Gjykatën e Tiranës. Pas Gjykatës së Krimeve të Rënda, Komisioni i Kualifikimit ka zbarkuar në Gjykatën e Tiranës për të përzgjedhur dosjet e para që do të kalojnë në sitë. Paraditen e djeshme është hedhur shorti për dosjet e gjashtë gjyqtarëve të këtij institucioni. Gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës që do të kalojnë në lupën e vetingut janë Brunilda Kadi, Brunilda Kashmi, Artan Lazaj, Astrit Faqolli, Bledar Abdullai dheAlma Brati. Nga gjashtë emrat e përzgjedhur, vetëm Bledar Abdullai është nga Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës, ndërsa pesë të tjerët i përkasin Dhomës Civile. Për secilin prej këtyre gjyqtarëve do të përzgjidhen me short pesë çështje që janë gjykuar gjatë viteve të fundit, nga 2013 e në vazhdim, ku do të bëhet rivlerësimi kalimtar i aftësive profesionale dhe nëse kanë kryer apo jo shkelje të ligjit gjatë punës së tyre gjykuese. Procesi i verifikimit të karrierë konsiderohet si më i vështiri, pasi do të hapet çdo lloj dokumenti dhe akuze që është ngritur ndaj gjyqtarëve. Sipas ligjit, Komisioni ose Kolegji i Apelimit ka të drejtë të mbledhë deklarata nga subjekti i rivlerësimit, nga dëshmitarët, ekspertët dhe publiku, të marrë dokumente të tjera shkresore, sipas formave të parashikuara në ligj ose dokumenteve të marra nëpërmjet mjeteve fotografike, të regjistrimit ose mjeteve të tjera teknike, të këqyrë dhe të kontrollojë sende të luajtshme ose të paluajtshme, bazuar në vendimin e gjykatës kompetente. Duke u bazuar në ligj, deklarata e dhënë nga dëshmitari ose eksperti gjatë një procesi penal mund të përdoret në cilësinë e provës. Përpunimi i këtyre të dhënave do të vendosë në fund nëse gjyqtari do ta kalojë procesin e Vettingut ose jo. Përzgjedhje të tilla pritet të kryhen në të gjitha gjykatat e vendit si dhe prokuroritë, ndërsa i gjithë procesi do të monitorohet nga ndërkombëtarët e Operacionit të monitorimit ONM. Nga ana tjetër, gazeta bën me dije se në lupën e vetingut do të kalojnë pikërisht këta gjashtë gjyqtarë, pasi ata janë kandidatë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vetingu në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Sakaq, Komisioni i Kualifikimit zbriti në Gjykatën e Krimeve të Rënda dy ditë më parë, për të përzgjedhur dosjet e dy gjyqtarëve, Dritan Hallunaj dhe Nertina Kosova, të cilët do të kalojnë në sitë. Ashtu si me gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës, edhe gjyqtarët e Krimeve të Rënda që do të verifikohen janë kandidatë për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Komisionerët, nën vëzhgimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë bërë përzgjedhjen e 10 dosjeve që do të hapen shumë shpejt, së bashku me procesverbalet dhe gjithçka tjetër që i takon vendimit. Sa i takon emrave të mësipërm, Hallunaj është i njohur për publikun. Ai shqyrtoi akuzat ndaj Arben Frrokut, i cili u la i lirë. Për këtë arsye ndaj tij nisi një hetim. Ndërkohë Nertina Kosova ka shqyrtuar rastin e Dritan Dajtit, por që më vonë është tërhequr nga trupa gjyqësore. Po ashtu ajo ka shqyrtuar rastin e Fadil Kasemit, burri që vrau gjyqtaren Fildes Hafizi. Ndërkohë, kujtojmë se ky proces verifikimi ka mbaruar në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, teksa tani vëmendja do të kalojë te kandidatët e KLGJ. 

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 40

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 14:01

Këshilli Bashkiak do të mblidhet të premten në orën 16:00 do të miratojë disa vendime, ku mes tyre buxheti për vitin e ardhshëm dhe dhënia e kredive të buta për qytetarët që nuk kanë banesa.

Postuar: 19/12/2018 - 14:00

Gjatë takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me studentët në Vlorë, jo pak herë debatoi me ta.

Postuar: 19/12/2018 - 13:45

Kryeministri Edi Rama sot po zhvillon një takim me studentët në Universitetin e Vlorës.

Postuar: 19/12/2018 - 13:41

Debate dhe replika të ashpra kanë ndodhur me studentë dhe kryeministrit Rama gjatë takimit në Uni

Postuar: 19/12/2018 - 13:22

Kryeministri Edi Rama mohon të bëjë jetë luksi!

Postuar: 19/12/2018 - 12:59

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë të universitetit të Vlorës.

Postuar: 19/12/2018 - 12:51

Një debat i gjatë mes një studenti nga Vlora dhe kryeministrit Edi Rama, ka bërë që ky i fundit t