Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Vetingu, shkarkohet nga detyra prokurori Alket Mersini, konfirmohet në detyrë prokurori i Durrësit

Vetingu, shkarkohet nga detyra prokurori Alket Mersini, konfirmohet në

Vetingu në sistemin e drejtësisë vijon të ecë me ritme të duhura. Ditën e djeshme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli dy vendime. Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Alket Mersini dhe prokurori i Apelit të Durrësit, Moisi Duda dolën në seancë dëgjimore pak ditë më parë, ndërsa dje trupa gjykuese vendosi për karrierën e tyre. KPK vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Alket Mersini. Trupi gjykues i përbërë nga Etleda Çiftja kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Xhensila Pine anëtare identifikuan pamundësi financiare për krijimin e pasurive dhe pasaktësi në deklarime. Komisioni konstaton se Mersini nuk ka paguar tatimin mbi të ardhurat në vlerën 8.5 milionë lekë të përfituar nga shitja e apartamentit në Elbasan dhe për pasojë kjo shumë nuk është përfshirë në analizën financiare për blerjen e banesës në Tiranë. Mersini tha se diferenca e përfituar nga shitja e apartamentit në Elbasan nuk ishte 8.5 milionë lekë sa konstaton KPK, duke argumentuar se kishte kryer edhe shpenzime të tjera për këtë pasuri. Ai shpjegoi se nuk e zotëronte si pronë në vitin 2011 apartamentin në Elbasan dhe se në këtë periudhë nuk parashikohej në ligj që të paguhej tatim për të ardhurat e përfituara nga shitja e një të drejte reale, por vetëm për të ardhurat e shitjes së një prone. KPK konstatoi se prokurori Mersini nuk kishte patur mundësi financiare për blerjen e dy apartamenteve. Në seancën dëgjimore ai u pyet edhe lidhur me transferimin e një vlere 40 mijë euro nga shoqëria ndërtuese ku kanë blerë apartamentin në Tiranë, në llogarinë e bashkëshortes. Mersini tha se sapo e kishte mësuar këtë gjë i kishte thënë bashkëshortes që t’ia kthente shoqërisë dhe se kështu kishte ndodhur. Prokurori Mersini u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe nuk u identifikuan probleme për profesionalizmin.

Moisi Duda konfirmohet në detyrë

Ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vendimin edhe për prokurorin e Apelit të Durrësit, Moisi Duda. Vendimi erdhi pas një hetimi administrativ të gjatë dhe katër seancave dëgjimore. Duda është i vetmi nga magjistratët ndaj të cilit janë zhvilluar disa seanca dëgjimore radhazi, pa pasur kërkesa procedurale për shtyrje apo përjashtim trupe. Në seancën e parë KPK njoftoi përfundimin e hetimit vetëm për kriterin e pasurisë dhe vuri në dukje probleme sa i përket pjesëtimit të pasurisë me vëllanë, mungesën e dokumentacionit për pagesën e tatimeve për shitjen e një apartamenti, mungesë burimesh në disa vite dhe mungesën e burimit të ligjshëm për 5 milionë lekë të ardhura të bashkëshortes. Duda i kundërshtoi gjetjet e KPK përmes avokatit të tij. Në seancën e dytë, ndërsa ishte vendosur të njoftohej vendimi, u bë njoftim për rihapje të hetimeve. Në seancën e tretë u diskutua sërish gjerësisht mbi dokumentacionin mbi pronësinë e apartamentit në Lushnjë dhe mospagimin e detyrimeve tatimore për një shumë 1.2 milionë lekë. Po ashtu u vu theksi mbi deklarimin e kursimeve cash dhe atyre të vendosura në bankë. Duda pretendoi se me pakësim kishte kuptuar transferimin nga shtëpia në bankë të parave cash dhe se i kishte konsideruar këto të deklaruara. Pasi bëri një sërë pyetjesh, KPK vendosi të shtyjë seancën dhe t’i japë Dudës kohë shtesë për të sjellë dokumentin që provonte pronësinë e vëllait dhe pjesëtimin e pasurisë mes tyre. Vendimi i ndërmjetëm u mor pa kërkesë të vetë prokurorit, ndërsa arsyet se pse dokumentacioni nuk ishte paraqitur mbetën të paqarta. Në seancën e katërt të zhvilluar të hënën më 14 shtator, trupi gjykues i kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Brunilda Bekteshi njoftoi se, pas shqyrtimit të disa provave shtesë në kriterin e pasurisë, ishte vendosur rihapja e hetimit edhe në kriterin e figurës dhe atë të profesionalizmit.

Më të lexuarat