BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Vetingu shton forcën goditëse, shkarkohet gjyqtarja e Gjirokastrës Blerta Marku, nuk justifikoi blerjen e një apartamenti

Vetingu shton forcën goditëse, shkarkohet gjyqtarja e

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli dje vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Blerta Marku. Subjekti i rivlerësimit nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, kur mori pjesë vetëm përfaqësuesja e saj ligjore, avokatja Irena Reso. Gjatë seancës dëgjimore më 22 shtator, Marku u përball me barrë prove për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin ishte përmbyllur hetimi paraprak administrativ. Komisioni ngriti dyshime se subjekti kishte fshehur një apartament në emër të nënës dhe se kishte mungesë burimesh financiare në vlerë të konsiderueshme për mbulimin e investimeve dhe shpenzimeve në vite. Marku dhe përfaqësuesja e saj ligjore, avokatja Irena Reso, i kundërshtuan gjetjet e KPK dhe balancat negative për pasuritë si të pabazuara dhe kërkuan riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjerë, figurën dhe profesionalizmin. Procesi i vetingut për Markun u krye nga trupa e Komisionit e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Suela Zhegun. Blerta Marku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër. Ndërkohë, verifikimet e për Blerta Çibuku-Marku kanë nisur që në qershor të vitit 2020. Në 3 nëntor 2016, gjyqtarja Blerta Çibuku është thirrur dhe pyetur për 4 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si pjesë e një skandali, ku ka pranuar se kishte miqësi me shtetasen R.I. dhe si kishin diskutuar jashtë gjykatës për çështjen objekt gjykimi prej saj. Në dëshminë e saj para prokurorëve të krimeve të rënda, gjyqtarja e Gjirokastrës ka deklaruar se gjatë kohës së procesit gjyqësor, është takuar disa herë e ka biseduar privatisht për çështjen me 38-vjeçare R.I, të cilën e kishte subjekt të gjykimit. Megjithatë, Blerta Çibuku u favorizua, duke mos u vënë në pranga. Gjithashtu, as ish Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mori asnjë masë ndaj gjyqtares.

Më të lexuarat