Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vetingu zbret te krerët e gjykatave dhe prokurorive, 30 emra në sitë për pasuritë dhe vendimet, Alma Liçaj jep llogari e para

Postuar: 14/11/2018 - 10:20

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të kalojë në sitë krerët e gjykatave dhe prokurorive. Pak muaj më parë, KPK hodhi shortin e dytë radhazi për emrat që do të rivlerësoheshin dhe pjesë e këtij shorti ishin 36 emra, kryesisht drejtues gjykatash dhe prokurorish. Teksa gjashtë prej tyre kanë dalë para vetingut dhe është dhënë edhe vendimi për ta, dje u përball me trupën gjykuese emri i 30-të: Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës. Procesi i vetingut për të ishte bazuar vetëm tek kriteri i pasurisë, ku edhe iu gjendën disa probleme. Sipas trupës gjykuese, gjyqtarja ka në zotërim: një shtëpi me sipërfaqe 120 m2 të ndërtuar mbi truall 215 m2 në Vlorë, një apartament 71.80 m2 po në Vlorë, dy apartamente në Tiranë të blera për 97.664 euro dhe 60 mijë euro si dhe dy njësi banimi me sipërfaqe 43 m2 dhe 95 m2, së bashku me një garazh prej 35 metrash katrorë në qytetin e Vlorës. Gjithashtu, gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj kanë deklaruar si origjinë të këtyre pasurive borxhe të marra nga persona të tretë në vlerat 60 mijë euro, 30 mijë euro, 70 mijë euro dhe 12 mijë euro, ndërkohë që në vitin 2016, bashkëshorti i gjyqtares ka përfituar me kontratë dhurimi nga vëllai pasuritë me sipërfaqe 43 m2, 95 m2 si dhe garazhin me sipërfaqe 35 m2 në qytetin e Vlorës. Por në lidhje me apartamentin në Tiranë me vlerë 97.664 euro, KPK u shpreh se ka mospërputhje mes deklaratës veting dhe asaj të dorëzuar pranë ILDKP, ndërsa po ashtu shtoi se Liçaj ka mungesë të burimeve financiare për vitin 2009. Gjithashtu ajo nuk vërteton dot se për blerjen e këtij apartamenti ka marrë një borxh prej 60 mijë eurosh, si edhe nuk ka deklaruar për 5 vite borxhin ndaj kunatit. Gjyqtares iu kërkua gjithashtu të vërtetonte me dokumente huatë e tjera prej 30 mijë eurosh dhe 70 mijë eurosh, të cilat janë deklaruar si burime për shtimin e pasurisë.

Emrat e tjerë

Alma Liçaj ishte emri i 30-të që u përball me procesin e vetingut, ndërsa në listë janë edhe 29 kryetarë gjykatash e prokurorish të tjerë që do të japin llogari. Ata do të kalojnë në sitë për pasurinë e tyre, aftësitë profesionale dhe integritetin e figurës. Ata do të duhet të vërtetojnë se pasuria e tyre është e rregullt, se janë të aftë profesionalisht dhe se nuk kanë lidhje me të korruptuarit. Midis 29 emrave që pritet të japin llogari gjatë këtyre ditëve para KPK mund të përmendim: Dritan Banushi, Kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Gjirokastër; Fuat Vjerdha, Kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Shkodër; Hysni Demiraj, Kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Tiranë; Petrit Çeno, Kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës; Irma Balli, Drejtues, Prokuroria e Apelit Korçë; Alfred Agolli, Drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër; Ferdinand Elezi, Drejtues, Prokuroria e Apelit Durrës; Artan Bajrami, Drejtues, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda; Admir Belishta, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Korçë; Alfred Gjoni, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin; Petrit Fusha, Prokuroria e Përgjithshme, etj. Siç duket, në listë bëjnë pjesë edhe emra të njohur për publikun. Petrit Çeno u pezullua në shkurt të këtij viti nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë sepse dyshohet për korrupsion. Ndërsa Ferdinand Elezi mbahet mend si emri që kandidonte për Kryeprokuror të Përgjithshëm në 2017 kur i mbaroi mandati Adriatik Llallës. Në listë është edhe prokurori aq shumë i anatemuar, Petrit Fusha, i cili kur drejtonte Prokurorinë e Tiranës u akuzua se mbylli hetimet për Ardit Gjoklajn në favor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj./Mimoza IBRA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 22:13

Studentë janë treguar të ashpër duke shpërthyer në akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha.

Postuar: 09/12/2018 - 21:44

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me negociatat e kërkuara  përmes rrjetit soc

Postuar: 09/12/2018 - 21:03

Pas thirrjes publike për dialog, Rama i është përgjigjur studentëve që kanë shkruar në llogarin

Postuar: 09/12/2018 - 20:44

Pasi kryeministri Edi Rama u kërkoi dialog studentëve ditën e sotme, ka reaguar dhe LSI.

Postuar: 09/12/2018 - 20:39

Rreth orës 11:00 situata është tensionuar, pasi një grup studentësh i kanë hequr megafonin pedago

Postuar: 09/12/2018 - 20:11

Pas pesë ditësh protestë para Ministrisë së Arsimit, për të dytën herë studentët kanë marrë një p

Postuar: 09/12/2018 - 19:58

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas mesazhit, që kryeministri Rama iu p