Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vettingu i Politikanëve/ Kryemadhi: Patjetër që do të përfshihen familjarët. Të gjithë të afërmit na janë hetuar

Postuar: 11/09/2018 - 20:25

Monika Kryemadhi është shprehur sot se Vettingu i politikanëve do të bëhet nga institucionet e Drejtësisë, që nuk janë kapur nga krimi i organizuar.

Kryemadhi u shpreh se Vettingu i politikës do të prekë edhe familjarët e tyre.

“Patjetër që do të përfshihen familjarët. Pse ju z. Sandri mendoni që ne nuk na janë hetuar familjarët? Na janë hetuar edhe fëmijët e vëllezërve. Të gjithë familjarët tanë që kemi rreth e qark, edhe të gjithë komshinjtë, madje edhe ata që janë matanë rrugës së lagjeve tona. Përveç kësaj, jo vetëm që janë hetuar familjarë, por janë hetuar edhe ata që na kanë vdekur, duke i hetuar se ç’kanë bërë para 10 apo 20 viteve. Ajo që sipas meje është më e rëndësishme është që dhe vetë media dhe gazetarët duhet të fokusohen në dëshirën e qeverisë për ta bërë apo jo Vettingun. Sepse unë mendoj që gjëja më e rëndësishme e jona është që njerëzit të kuptojnë që, ai që bërtet më shumë: ‘Kapeni ujkun. Kapeni Ujkun!”, tha Kryemadhi në Vizion Plus.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/09/2018 - 10:21

Këshilli i Legjislacioni dhe Komisioni i Ligjeve nisin sot shqyrtimin e nismës kushtetuese të pro

Postuar: 26/09/2018 - 10:10

Greqia ka rritur presionet ndaj Presidentit Ilir Meta, sa i takon paktit detar.

Postuar: 26/09/2018 - 10:00

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte i ftuar mbrëmjen e djesh

Postuar: 26/09/2018 - 08:44

Lajmi se nga Shqipëria kanë ikur 2000 infermierë dhe deri në dhjetor ikin edhe 4000 infermierë të

Postuar: 26/09/2018 - 08:41

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka shtuar banorëve të Tiranës një tjetër koncesion.