BREAKING NEWS

“Shpërthimi u dëgjua në të gjithë Durrësin”/ Dalin detaje të reja të rënda nga atentati me eksploziv ndaj efektives së Policisë (DYSHIMET)

“Shpërthimi u dëgjua në të gjithë
x

Politike

Vettingu i skualifikoi sepse nuk justifikonin pasurinë, Xhezair Zaganjori dhe tre ish-gjyqtarë bëjnë lëvizjen e papritur ndaj KLGJ

Vettingu i skualifikoi sepse nuk justifikonin pasurinë, Xhezair Zaganjori

Ish kryetari i Gjykatës së Larte Xhezair Zaganjori dhe tre ish gjyqtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë kanë vendosur të luajnë “juristash” me institucionet e reja te e reformës në drejtësi.

Pas largimit nga detyra për shkak të vettingut , Zaganjori i është drejtuar këshillit të lartë gjyqësor duke kërkuar respektimin e një ligji që vazhdon të jetë në fuqi prej 23 vitesh dhe që sipas tij ka efekt përsa i takon pagës kalimtare.

Top Channel shkruan se duke u bazuar në ligjin numër 8097 të datës 21 mars 1996 , ish kryegjyqtari i lartë kërkon që ti paguhen dy paga me argumentin se ligji në fjalë ja garanton pagesën kalimtare në bazë të funksionit që ka patur.

Por të njëjtën mësoihet se kërkojnë edhe ish gjyqtari i lartë Tom Ndreca i shkarkuar nga vettingu e gjithashtu edhe Mirela Fana, e cila dha dorëheqjen nga gjykata supreme sapo ligji i vettingut hyri në fuqi. Këtë kërkesë mësohet se e ka bërë dhe një gjyqtar i katërt, por emir i tij nuk konfirmohet nga KLGJ.

Por burime pranë KLGj tregojnë se kërkesat në fjalë nuk janë marrë ende në shqyrtim si dhe nuk janë futur në axhendën e mbledhjeve të qeverisë së gjyqësorit.