Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vettingu në politikë, këshilltari ligjor i PD zbulon çfarë thanë ekspertët e Venecias

Postuar: 19/11/2018 - 17:40

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’,  këshilltari ligjor pranë PD, Gazmend Bardhi ka treguar takimin me ekspertët e Venecias lidhur me iniciativën e PD për vettingun në politikë.

Bardhi u shpreh se reporterët e Venecias kanë kërkuar sqarime për iniciativën e ndërmarrë nga PD përpara se të japin opinionin e tyre.

“Takimet me reporterët e Venecias janë një procedurë përpara se të miratojë një opinion. Pritet që në fund të miratohet opinioni për amendamentet kushtuese të PD për vettingun e politikanëve. Raportorët janë takuar edhe me deputetët e PD dhe kanë kërkuar sqarime për iniciativën dhe kemi shkëmbyer opinione dhe mendime për këtë iniciativë. Raportorët nuk shprehin qëndrime për iniciativën, por amendamenti kushtetues i depozituar nga PD për këtë iniciativë është një standard. Është e qartë se kjo është një masë e jashtëzakonshëm që i përshtatet një situate të jashtëzakonshme në Shqipëri. Disa politikanë kanë rënë në rrjetën e përgjimeve. Për të çliruar vendin nga krimi është propozuar amendamenti kushtetutës për të cilin do e japë opinionin Venecia”- tha Bardhi.

I pyetur se çfarë do bëjë PD nëse Venecia shprehet kundër iniciativës së PD, Gazmend Bardhi u shpreh se nuk beson se Venecia do shprehet kundër përderisa ka dhënë ‘ok’ për vettingun në drejtësi.

“Ky është një standard që mund të aplikohet edhe për politikanët njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët. Nuk besojmë se këtë trajtim preferencial do të mund ta legjitimojnë ekspertët e Venecias, të cilët ka dhënë aprovimin edhe për vettingun në drejtësi. Standardet që politikanët kanë përcaktuar për gjyqtarët dhe prokurorët duhet t’i zbatojnë vetë në radhë të parë.  Duhet të marrë fund trajtimi preferencial. Vettingu është proces administrativ, pasi në burg shkon nëse ka kryer vepër penale. Trafikantët e ndihmuar nga politikanë të caktuar kanë përfituar para publike”- tha Bardhi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 17:15

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi paralajmëroi nga Shkodra Kryetarët e Bashkive se do të ndëshkohen me gjoba nëse lejojnë krimet mjedisore.

Postuar: 18/02/2019 - 17:07

 Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i ftuar në studion e Ora News, tha se vendimi

Postuar: 18/02/2019 - 16:59

 Pas vendimit për djegien e mandateve nga ana e grupit parlamentar të PD, ambasadori i BE Lu

Postuar: 18/02/2019 - 16:51

Pak më parë folën për mediat aleatët e Bashës pro vendimit për djegien e mandateve.

Postuar: 18/02/2019 - 16:45

Grupi Parlamentar i PD vendosi sot në mënyrë unanime pro propozimit të liderit Lulzim Basha për d

Postuar: 18/02/2019 - 16:34

Opozita e bashkuar ka dalë me një qëndrim pas takimit që zhvilluan me kryedemokratin Lulzim Basha

Postuar: 18/02/2019 - 16:14

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar sërish lidhur me incidentin të enjten e