Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vettingu në Politikë/ Pjerin Ndreu: Ja pse rrezikojmë përsëritjen e një “skenari rumun” në Shqipëri

Postuar: 11/09/2018 - 19:34

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu tha se teza e opozitës rrezikon të sjellë në Shqipëri fenomenin rumun ku u arrestuan rreth 6 mijë zyrtarë me akuza korrupsioni dhe krimi, por u liruan nga sistemi gjyqësor i cili sipas tij nuk ishte pastruar. 

“Nëse ndaj meje shkojnë materiale në Prokurori që akuzohem për diçka, supozohem se unë jam i korruptuar, që kam përfituar mjete financiare të paligjshme me korrupsion, nëse gjyqësor është i korruptuar, nën influencën e parave të mia, unë do të dal nga procesi i hetimit. Do shpëtoj, shkurt. Do ndodhë fenomeni i Rumanisë. Kjo reformë që kemi në Shqipëri është varianti më i ashpër në botë, korrigjim i sistemit rumun dhe kroat. Në Rumani u arrestuan 6 mijë zyrtarë, por dështoi te gjyqësori sepse s'kishte bërë Vetting në gjyqësor. Detyrimisht duhet të pastrosh gjyqësorin. Te Reforma në Drejtësi janë parashikuar etapat deri te ajo që quhet SPAK, pra Byroja e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Nuk kanë asnjë objekt tjetër veçse zyrtarët e lartë të shtetit” tha Ndreu në Report Tv.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2018 - 23:20

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka komentuar protestën e banorëve të Astirit, të cilët kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Postuar: 20/11/2018 - 23:14

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski dhe kalimin e tij nga

Postuar: 20/11/2018 - 23:10

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski dhe kalimin e tij nga

Postuar: 20/11/2018 - 22:57

I ftua në Top Show Magazine, avokati njohur Spartak Ngjela ka dekalruar se ish kryeministri i Maq

Postuar: 20/11/2018 - 21:56

‘Zëri i Amerikës’ ka analizuar njoftimin e Ambasadës Amerikane, e cila ndër të tjera

Postuar: 20/11/2018 - 21:49

Deri fundjavën e fundit të nëntorit, Partia Demokratike duhet të zgjedh kryetarët e rinj të degëv

Postuar: 20/11/2018 - 21:12

Gazetari Sokol Balla ka publikuar në rrjetin social Facebook, një foto ku shfaqet së bashku me në