BREAKING NEWS

Gazetari plas akuzën “bombë” për Spartak Ngjelën ‘live’ në studio, Klodiana Lala i kthehet ashpër avokatit: Tërhiq fyerjen, do hetohesh për dosjen e bujshme

x

Politike

Vëzhguesit e KiE në mënyrë të papritur anuluan ardhjen në Shqipëri, reagon kryebashkiakja: Ka marrë vendim ...

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ardhur edhe reagimi i kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, duke e cilësuar si lajm të mirë.

“Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, informon se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka marrë vendim të mos dërgojë një Delegacion për Vëzhgimin Zgjedhor të Kongresit në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara.

Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anullimi i beftë dhe ju falënderojmë për gatishmërinë tuaj për të ndërvepruar me Kongresin”- shprehet Këshilli i Europës”, shkruan Ademi, duke cituar deklaratën e KiE.