Politike

Video kompromentuese me zv.ministren? Manjani e lëshon keq gojën, mesazh të fortë Sorecës: Veglat gjinekologjike janë private. Ja çfarë i duhet thënë ambasadorit. Ndyrsirllëku i ...

Video kompromentuese me zv.ministren? Manjani e lëshon keq gojën,

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Socera, reagoi për video intime që u përfol me zv. ministren e Brendshme, Romina Kuko. Pas deklaratës së tij që theksoj se është një gënjeshtër dhe trillim i madh, reagon i revoltuar edhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

“Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve”-thuhet ne reagimin e Metes.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një postimi në rrjetin social ka shprehur keqardhje për deklaratat që ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u detyrua të bëjë për aludimet se ka patur një lidhje intime me zv.ministren e Brendshme, Romina Kuko.

Manjani në reagimin e tij ka thënë se veglat gjinekologjike janë private dhe se personat që e sulmojnë diplomatin e huaj po bëjnë një akt shantazhi.

Por për ish-ministrin, ambasadori i BE duhet të kishte reaguar për lejimin e kanabizimit të vendit, refuzimin e statusit të vendit kandidat për tri herë radhazi dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Ndjehem thellësisht i keqardhur që shefi i Delegacionit të BE në Tiranë, detyrohet të përgënjeshtrojë një thashetheme aludues për jetën e Tij private.

Vijoj ti qëndroj mendimit që e kam shprehur dhe më parë se veglat gjinekologjike janë krejtësisht çështje private e çdo njeriu. Ky/kjo i/e fundit s’ka pse jep shpjegime askujt në publik se si i përdor ato.

Nga ana tjetër, ndyrsirllëku i sulmit publik me këto mjete më duket më shumë paburrni sesa shantazh.

Burrnia e kërkon që Sorecën dhe takëmin e tij, përfshi dhe Organizatën Politike Europiane që ai Përfaqëson, t’ja thuash drejt në sy kritikën që ke.

Soreca dhe organizata e cila e ka deleguar këtu, na kanë dëmtuar seriozisht dhe shumë rëndë dhe drejtpërdrejtë kur:

Lejuan kanabizimin e ekonomisë e kriminalizimin e shoqërisë. Vetëm një fjalë e tyre e ndalonte atë krim, por nuk e thanë.
Rekomanduan tre herë me radhë hapjen e negociatave, por raportet e tyre ishin aq të vërteta sa shtetet anëtare i hodhën në kosh. Gënjeshtra nuk është ndihmë.
Mbështeten dhe ende e bëjnë, më shumë sundimin e Bosit sesa të ligjit në këtë vend. E kam të pa mundur të mendoj sundim të ligjit, kur mbështetet Bosi të dhunojë Kushtetutën.
Kërkojnë luftë kundër korrupsionit, kur vetë dhanë modelin se si blihet një pronë pa tender e me çmim më të lartë se tregu. Shembull i keq ky sepse ju hoqi fytyrën për të folur për standard.
Ja për këto kërkohet një minimum burrnie për t’ja thënë Sorecës e cilitdo nga takëmi i tij. Ndershmërisht fare! Por jo të merremi me sajesa nga jeta private. Nuk na duhet hiç ajo! Është koha e burrave!”, shkruan Manjani ne Facebook.

Video kompromentuese me zv.ministren? Manjani e lëshon keq gojën,