
Postuar: 17/11/2019 - 20:40
Kryeministri Rama ndodhet në këto momente në stadiumin e ri të Kombëtares së Shqipërisë për inaugurimin e impiantit të ri sportiv “Air Albania Stadium” ku pas pak pritet të fillojë ndeshja me Francën
Shefi i qeverisë është i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i tij i vogël Zaho.
“PLOT ME KUQEZINJ AIR ALBANIA STADIUM---- – Një ditë që mbetet në histori për sportin shqiptar”-shkruan kryeministri në videolive-n që ka shpërndarë.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/