Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vijojnë divergjencat Meta-Kryemadhi, Presidenti vlerëson ligjin për minoritetin, LSI e kundërshtoi

Postuar: 15/11/2017 - 08:22

Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vijojnë të bëjnë divergjenca dhe të ndajnë pikëpamje të ndryshme për shumë çështje, a thua se janë të panjohur me njëri-tjetrin dhe jo burrë e grua. Kjo gjë u faktua edhe dje, ku protagonist u bë kreu i shtetit. Kështu, Meta duket se ka bërë një përpjekje të sforcuar, për t’u distancuar nga votimi kundër që ish-partia e tij bëri në Kuvend ndaj ligjit “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare” në Shqipëri. “Gjatë takimit të zhvilluar dje me zëvendës Presidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova, kreu i shtetit ka vlerësuar ligjin e ri për pakicat që sipas tij, tregon vullnetin e Shqipërisë për të qenë një vend i hapur e tolerant.Parlamenti shqiptar tashmë ka miratuar legjislacion të ri lidhur me pakicat, ku gjejnë reflektim edhe disa nga shqetësimet e ngritura në të kaluarën nga autoritetet e Bullgarisë. Është një legjislacion që tregon për vullnetin e Shqipërisë për të qenë një vend i hapur, një vend tolerant, një vend evropian. Edhe shpresojmë që është një hap pozitiv përpara në këtë drejtim”, deklaroi Meta.Ky qëndrim i kreut të shtetit është në kontrast të plotë me sulmin që i bënë krerët e LSI në Kuvend dhe jashtë tij ligjit në fjalë. Ndonëse kur ishin në qeveri e kishin miratuar projektligjin, krerët e LSI sapo kaluan në opozitë e sulmuan atë shumë ashpër, madje duke ja kaluar edhe PD-së, e cila në minutat e fundit votoi pro projektligjit, duke lënë LSI dhe Vangjel Dulen e PBDNJ-së, si 10 deputetët e vetëm që votuan kundër. Konkretisht më herët vërejtje dhe kundërshti të forta ndaj ligjit shfaqi kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Luan Rama. Madje, ky i fundit ironizoi komunitet që ishin përfshirë në këtë ligji. “Ku e kemi ketë shumicë relative në rastin e vllehëve, romëve, egjiptianëve, serbëve apo bullgarëve që qeveria me projektligjin e saj na i shpall pakica kombëtare?!Projektligji “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare” në mënyrën se si na është paraqitur, nuk duhet miratuar! Sepse ai bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, deklaroi Luan Rama pak para votimit të ligjit në fjalë, pak ditë më parë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2018 - 17:48

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka ngritur dy shqetësime lidhur me ligjin e pronave të sjellë në Kuvend. Sipas Tabaku, ai ligj është pjesërisht antikushtetues dhe ka dhënë arsyet pse.

Postuar: 17/02/2018 - 17:10

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar mbi çështjen e Adriatik Llallës, ku SHBA-ja i ka mohuar vizën pasi e cilëson si të përfshirë në akuza mbi afera të mëdha korru

Postuar: 17/02/2018 - 16:04

Partia Demokratike ka njoftuar sot se kryetari i saj Lulzim Basha gjatë Samitit të udhëheqësve botërorë të partive të qendrës së Djathtë ka shprehur në Budapest vlerësimin e opo

Postuar: 17/02/2018 - 12:45

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformë Zgjedhore, Bledi Çuçi sot ka kundërshtuar qëndrimin e Oerd Bylykbashit, i cili dje tha se zyrtarisht Komisioni i Reformës Zgjed

Postuar: 17/02/2018 - 12:08

Ish-kryeministri Sali Berisha uron sot diten e madhe per Kosoven dhe shqiptaret.

Berisha shkruan se Kosova është faktor i rëndësishëm paqe dhe stabiliteti në rajon.

Postuar: 17/02/2018 - 11:57

Në raportin e inspektorëve të UEFA-s të publikuar dy ditë më parë, përmendej edhe emri ish-deputetit demokrat Dashnor Sula, që ka qenë presidenti i Shkumbinit të Peqinit.

Postuar: 17/02/2018 - 11:42

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me anë të një videomesazhi ka uruar të gjithë qytetarët për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.