BREAKING NEWS

"Karakatina e shembur pak kohë më parë në kryeqytet", Rama nxjerr pamjet, tjetër mesazh të fortë pas prishjes së Teatrit

"Karakatina e shembur pak kohë më parë në
x

Politike

Vijojnë akuzat Vetëvendosje-LDK, pretendohet bashkëpunimi me interesa me presidentin Thaçi për t’i siguruar edhe një tjetër mandat

Vijojnë akuzat Vetëvendosje-LDK, pretendohet bashkëpunimi me

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në shkurt të vitit të ardhshëm do të sfidohen në votimin e presidentit të vendit. Derisa kreut të shtetit, Hashim Thaçi i kanë mbetur edhe nëntë muaj mandat, Lëvizja Vetëvendosje dhe njohës të politikë konsiderojnë se Thaçi do të synojë edhe një mandat tjetër pesëvjeçar me votat e LDK-së dhe partive të tjera parlamentare. Por këtë e mohojnë nga partia e Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha për “KosovaPress” se kanë informacione se LDK-ja si shpagim për mundësinë e formimit të qeverisë, mund të votojë Thaçin sërish për president.

“Kam dëgjuar edhe një rrezik që mund të ndodh, që ne do të angazhohemi që kjo mos të ndodh. Presidenti Thaçi të ketë edhe një mandat. Kjo të ishte fatkeqësi e madhe për Kosovën dhe për interesat e qytetarëve të Kosovës”, thotë ajo.

Por kategorik kundër kësaj u shpreh nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Për “KosovaPress”, ai tha se nuk kanë asnjë marrëveshje me Thaçin për një gjë të tillë, derisa shton se dështimi i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjen e presidentit do të qojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Zoti Thaçi e ka një mandat të fituar që ne në një marrëveshje ia kemi dhënë besimin. Ai nuk ka marrëveshje me ne, partia e tij nuk ka marrëveshje me ne… Shkurti është afër, mos zgjedhja e presidentit, apo dështimi i Kuvendit, Kosova shkon në zgjedhje edhe ashtu. Po flasim për një periudhë kohore të shkurtër”, thotë ai.

Se AAK-ja nuk ka vota edhe për një mandat tjetër të presidentit Hashim Thaçi e thotë nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini.

Ai u shpreh se koalicioni mes AAK-së, LDK-së dhe Nismës nuk ka vendosur kushte për pozitën e presidentit të vendit.

Më të lexuarat