BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Politike

Vijojnë diskutimet për reformën zgjedhore, LSI në ankth nga koordinimi PD-PS, ja rreziqet për partinë e Kryemadhit

Vijojnë diskutimet për reformën zgjedhore, LSI në ankth nga

Diskutimet për miratimin sa më parë të reformës zgjedhore po vijojnë. Ndonëse takimet e Këshillit Politik janë pezulluar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, diskutimet po i zhvillojnë online. Duke qenë se reforma zgjedhore është edhe një nga kushtet e Bundestagut, miratimi i saj do të mbyllet sa më parë. Përfaqësuesit e partive politike pritet të ulen sërish në tryezë sapo Kuvendi të nisë punimet dhe të vulosin miratimin e propozimeve të tyre. Por nga propozimet që janë dorëzuar, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord për shumë çështje, duke lënë mënjanë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Kjo parti është edhe më e rrezikuara për tu fundosur pas miratimit të plotë të reformës zgjedhore. Pas presionit ndërkombëtar, dy partitë e mëdha PD-PS kanë gjetur dakordësi për çështjen e financave. Në propozimin e saj PD kërkoi financimin e fushatave elektorale 100 për qind nga shteti. Ky propozim u pranua nga PS. Por dakordësia për këtë çështje ka shqetësuar LSI pasi deri më tani kjo parti i mbulonte fushatat nga fonde private dhe ishte partia që shpenzonte më shumë për zgjedhje, edhe pse burimi i tyre nuk dihej. Një tjetër çështje që kanë rënë dakord PS-PD është edhe ndryshimi i sistemit. Të dyja këto parti kanë dalë kundër ndryshimit të sistemit, pasi nëse ndodh një gjë e tillë do të preken dy partitë e mëdha në vend. Po ashti, edhe depolitizomi i komisionerëve është një çështje që pas diskutimeve kanë rënë dakord si PS ashtu edhe PD depolitizimit të administratës zgjedhore duke rekomanduar depolitizim të administratës publike, e cila ka në përbërje njerëz të PS-PD pasi të LSI janë shkarkuar.

Por frika më e madhe e LSI është një pakt i dytë Rama-Basha. Nga pakti i 17 majit të 2017 u bënë shumë ndryshime në ligj, ku u hoqën koalicionet dhe partia që doli më e humbur ishte pikërisht LSI. Por edhe në diskutimet që janë bërë deri tani në kuadër të reformës zgjedhore, partia e Monika Kryemadhit ka qenë më e distancuar, duke treguar se një “17 maj” i dytë do të ishte fatale dhe do ta fundoste ndjeshëm LSI, duke rrezikuar edhe shkrirjen e saj.