Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vijojnë ndryshimet në Parlament, 10 deputetë të rinj të PD-PS-LSI marrin mandatet, firojnë kandidatët e Bashës dhe Kryemadhit

Postuar: 16/05/2019 - 08:18

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se janë drejt zhdukjes totale. “Rebelët” nga të dyja partitë opozitare po shtohen nga dita në ditë, duke bërë që të plotësohen të gjitha vendet vakante në Parlament. Ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin e deputetit 6 kandidatëve të PD-LSI. Më konkretisht, nga lista shumëemërore e Bashës kanë pranuar mandatin Halit Valteri, Selami Janishehu dhe Besnik Troplini për Qarkun Tiranë. Ndërsa nga lista shumëemërore e Monika Kryemadhit janë Vasil Strejovski për qarkun e Korçës, Edmond Stojku për qarkun e Tiranës dhe Suzana Topi për qarkun e Elbasanit. Bëjmë me dije se në qarkun e Elbasanit, Suzana Topi ka qenë e fundit kandidate nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim që ka marrë mandatin, pasi emrat e kandidatëve të kësaj partie kanë përfunduar në këtë qark. Ndërkohë që, Selami Jenishehri është renditur i 46-ti në listën e Partisë Demokratike në Tiranë dhe Besnik Troplini, i 48-ti. Por listat e kandidatëve të Bashës dhe të Kryemadhit po firojnë. Në disa qarqe lista e kandidatëve ka mbaruar dhe në disa të tjera listat janë afër fundit. Ndonëse kanë mbetur edhe pak vende bosh, pritet të shihet se si do të plotësohen. Deri tani, në sallën e Kuvendit ka shkuar në 121 numri i ligjvënësve, ku 79 janë nga Partia Socialiste, 24 nga Partia Demokratike dhe 18 nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Duhen edhe 19 deputetë për të plotësuar 140 deputet që parashikon Kushtetuta. Krahasuar me ditë e mëparshme, KQZ ka përshpejtuar procedurat ditët e fundit.

Ja deputetët e rinj të PS

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk u ka dhënë mandatin e deputetit vetëm kandidatëve të opozitës, por edhe kandidatëve të Partisë Socialiste. KQZ ka zëvendësuar dje 4 deputetët në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, të cilët lanë mandatet për të kandiduar për kryetarë bashkie në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Kështu, deputeti Pjerin Ndreu është kandidatura e shpallur prej kohësh për drejtimin e Bashkisë së Lezhës. Ndreu dha dorëheqjen nga posti i deputetit dhe vendin e tij në Parlament do ta zërë Adriana Jaku. Po ashtu një tjetër emër do largohet nga Parlamenti. Nuri Belba la mandatin e deputetit për të kandiduar për zgjedhjet vendore dhe Qarkun Elbasan do ta përfaqësojë Florenc Spaho. Qarkun e Korçës do ta përfaqësoj Ardit Konomi, i cili do të zëvendësojë Ilir Xhakolli. Kryetari i FRESSH, Eljo Hysko do të zërë karrigen e Rakip Sulit, pasi ky i fundit dha dorëheqjen për të kandiduar për Bashkinë Kamëz. Ndërsa mandatin e Flamur Golemi për Qarkun Gjirokastër sipas renditjes së listës shumëemërore të Partisë Socialiste duhet ta merrte Laert Duraj. Por me qenë se ky i fundit është drejtor i Postës Shqiptare, mandatin e deputetit të Flamur Golemit mund ta marrë Artemis Dralo, e cila aktualisht mban postin e zëvendës ministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ende nuk është zyrtarizuar kandidati që do të zëvendësoj Golemin, por pritet që shumë shpejt të bëhet e njohur. Deputetët e rinj të Partisë Socialiste do të betohen sot në seancën plenare së bashku me 6 deputetët e rinj të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Elisjeda Kiko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par