BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)
x

Politike

Vijojnë përplasjet Thaçi-Kurti, presidenti e akuzoi për inskenim me “Gardën Vullnetare Shqiptare”, reagon kryeministri: Të merret si dëshmitar

Vijojnë përplasjet Thaçi-Kurti, presidenti e akuzoi për

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që presidenti, Hashim Thaçi të merret si dëshmitar nga Prokuroria e Shtetit, pas deklaratave të tij se ka informacione se kërcënimin e “Gardës Vullnetare Shqiptare” e ka shkruar vet ai.

“Meqë presidenti ka informacione të tilla, atëherë, të merret si dëshimtar nga prokurori dhe kështu ndihmon institucionet e drejtësisë të zbardhin kërcënimin ndaj meje”, tha Kurti.

Kurti sërish e cilësoi si të frustruar Thaçin dhe theksoi se ai është në panik.

“Këto janë deklarata të pamatura të presidentit të frustruar dhe në panik. Unë i pata ofruar të jap dorëheqjen dhe të vij në garë zgjedhore, sepse nuk po sillet si president, por si një politikan opozitar. Është e dukshme që qeveria në detyrë, kryeministri në detyrë më shumë kanë opozitarizëm nga presidenti sesa nga vetë opozita. Meqë dëshiron të bëj opozitarizimin le të kalojë në opozitë. Presidenti duhet të reflektojë unitetin e popullit. Ai po sulmon qeverinë në detyrë pas mocionit të detyrës”, tha Kurti.