Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vijon debati për zgjedhjet, PD padit penalisht komisionerët, kryebashkiakët socialistë i drejtohen gjykatës për të marrë mandatin

Postuar: 11/07/2019 - 08:03

Debati për zgjedhjet e 30 qershorit ka vijuar edhe ditën e djeshme. Dega e Partisë Demokratike të Kukësit ka paditur pranë prokurorisë së rrethit komisionerët e 14 qendrave të votimit të Bashkisë së Kukësit. Në padi theksohet se komisionerët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer krimet zgjedhore të falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve, si dhe kanë shkelur fshehtësinë e votimit. Ndër faktet e renditura në padi, PD e Kukësit përmend daljen e numrit më të lartë të fletëvotimeve sesa numrit të votuesve. “Unë kallëzuesi në cilësinë e personit juridik Partia Demokratike e Shqipërisë Dega Kukës, dorëzoj pranë jush këtë kallëzim penal dhe kërkoj fillimin e procedimit penal për personat përgjegjës, kryetarë dhe anëtarë të komisionit të zgjedhjeve, për kryerjen e veprimeve ose mosveprimeve që përbëjnë vepër penale në fushatën zgjedhore. Mbi të kallëzuarit, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se ka kryer veprën penale të sipërpërmendur prandaj kërkoj regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal për personat përgjegjës me qëllim identifikimin e subjekteve të veprës penale dhe dërgimin e tyre para drejtësisë, të parashikuar në kreun X të Kodit Penal”, thuhet në padinë e PD Kukës.

Certifikimi i rezultatit

Por pavarësisht pretendimeve të ngritura nga opozita, KQZ ka vijuar me certifikimin e rezultateve të 30 qershorit. Por duke qenë se KQZ nuk ka kuorumin e mjaftueshëm për tu dhënë mandatin, kandidatët socialistë i janë drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për të marrë mandatin 4-vjeçar të kryebashkiakut. I pari që e ka dërguar kërkesën është Erion Isai, që fitoi në Bashkinë Kolonjë, ndërkohë që listës i janë bashkuar edhe socialistët e tjerë që deri tani janë certifikuar si fitues nga KQZ-ja.

PD kërkesë gjyqtarëve

Por pas hapit të ndërmarrë nga socialistët, PD i bëri thirrje gjykatave që të mos miratojnë vendimin e KQZ-së për shpërndarjen e mandateve të kryetarëve të 61 bashkive. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi në një dalje për mediat nga selia blu u shpreh se gjyqtarët duhet të zbatojnë dekretin e presidentit dhe nuk duhet të bien pre e kërcënimeve dhe shantazheve. “Sipas ligjeve të vendit, që një Kryebashkiak të marrë detyrën, mandati i tij duhet të vërtetohet nga gjykata, nëse është marrë në përputhje me Kushtetutën, nëse është fituar apo jo në zgjedhje të organizuara në mbështetje të dekretit të presidentit. Nëse gjyqtarët do të tregojnë integritet, do t’i binden ligjit dhe nuk do t’i nënshtrohen kërcënimeve me veting apo me mjete të tjera mafioze, të përdorura më parë nga Edi Rama, vendimi i tyre është shumë i thjeshtë: të respektojnë kompetencën kushtetuese të Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve”, u shpreh Bardhi.

KQZ rrëzon Bindjen Demokratike

Po ashtu, gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e djeshme KQZ ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga Bindja Demokratike për hapjen e kutive të votimit. 15 kërkesat e partisë së Patozit për parregullsi në disa bashki, u rrëzuan me 4 vota pro dhe 1 kundër, duke lënë në fuqi vendimin e KZAZ-ve. Ndërkohë që kjo forcë politike ka paraqitur edhe disa ankimime të tjera, të cilat do të shqyrtohen gjatë mbledhjes së sotme të KQZ.

Elisjeda Kiko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë