Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vijon rrjedhja nga listat e PD, një tjetër kandidat kërkon mandatin e deputetit dhe del kundër Bashës, ja kush është

Postuar: 14/05/2019 - 07:59

Vendimi i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të djegur mandatet, duket se po kthehet në një bumerang për Bashën dhe Kryemadhin. Që kur u vendos të digjen mandatet, “rebelët” nga të dyja partitë opozitare ngritën krye, duke bërë që të plotësohen një pjesë e mirë e vendeve vakante të lëna bosh nga PD dhe LSI në Parlament. Më konkretisht deri më tani janë plot 37 emra, të cilët kanë pranuar mandatin e deputetit. Por ditën e djeshme një tjetër kandidat nga listat e Partisë Demokratike ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për Valter Halitin, i cili është kandidat nga listat e PD në Tiranë dhe që mësohet se ka dalë kështu kundër vendimit të Partisë Demokratike. Aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë janë 116 ligjvënës. Ndërkohë që, me betimin në seancën e radhës të Parlamentit të dy kandidatëve të PD që pranuan mandatin si Kostaq Papa dhe Krenar Rryçi, si dhe të Suzana Topallit, kjo e fundit kandidate e LSI shkon në 119 numri i deputetëve.

Ndërsa pas konfirmimit dhe vlerësimit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, por edhe betimit në Kuvendin e Shqipërisë të Valter Halitit, numri i deputetëve në Parlament pritet të shkojë në 120. Më herët, akuza ndaj deputetëve të rinj të PD dhe LSI ka hedhur edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit, deklaroi pak ditë më parë se deputetët e rinj nuk përfaqësojnë PD, ndërsa theksoi se opozita e vërtetë është në rrugë duke protestuar. “Nuk ekziston asnjë grup parlamentar i PD në parlament. Është në statut që nxjerr jashtë të gjithë ata që nuk zbatojnë vendimet e PD, përjashtohen vetvetiu. Ti që bën një veprim të tillë ti ke bërë një zgjidhje. për mua liria është zgjedhje dhe për por zgjedhje dhe do marrësh konsekuencat. Liria është vetë disiplinim”. Është kjo përgjigjja që dha ish-kreu demokrat Sali Berisha sa i takon opozitës së re në Kuvend. Opozita është në rrugë dhe është shumicë e shqiptarëve dhe do shkojë drejt 60% dhe ka një armik të egër përpara dhe ky quhet Edvin Kristaq Rama dhe nuk ka forcë në botë që ta shpëtojë atë”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par