BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

Virusi “kyç” drejtësinë, 3 anëtarë të Gjykatës së Posaçme, të Lartë dhe Apelit në Tiranë rezultojnë të infektuar, pezullohet puna

Virusi “kyç” drejtësinë, 3 anëtarë

Pandemia e koronavirusit ka kyçur drejtësinë. Gjyqtarë dhe punonjës të gjykatave kanë reduktuar pozitivë, duke bërë 1ë të futen në karantinë tre gjykatat më të rëndësishme në vend: Gjykata e Posaçme, e Apelit dhe ajo e Lartë. Të premten u shënua në Gjykatën e Posaçme një gjyqtar me koronavirus, ndërkohë që ditën e djeshme është shënuar me koronavirus një gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Sa i takon gjyqtarit të prekur me Covid-19 në Gjykatën e Posaçme, bëhet fjalë për një gjyqtar karriere, që ka qenë në 3-4 javët e fundit në disa seanca gjyqësore. Pas konfirmimit të rastit, Gjykata e Posaçme vendosi të pezullojë punën deri në momentin e daljes së testeve për të gjithë stafin. Gjykata e Posaçme dhe SPAK janë në të njëjtën godinë, por SPAK ende vazhdon punën, pasi pavarësisht se janë në një godinë, janë në kate të ndryshme dhe nuk ka rrezik që stafi i SPAK të ketë pasur kontakt me gjyqtarin e Gjykatën së Posaçme. Në përfundim të tamponëve dhe rezultatit final, do pritet rekomandimi i Institutit Shëndetësor se si do të vijohet me punën. Masat anti-covid vijojnë në gjykatë, me tunelin e dezinfektimit dhe mbajtjen e maskës, por jo të gjithë i respektojnë. Sakaq rrjeti i të infektuarve me koronavirus në sistemin e drejtësisë është zgjeruar pasi është regjistruar edhe një rast tjetër në Gjykatën e Lartë. Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit është pezulluar procesi i punës për dy javë. Gjatë kësaj periudhe nuk do të zhvillohen seancat normale gjyqësore pranë kësaj gjykate, seancat të cilat do të zhvillohen do të mbahen vetëm nën masat e rrepta të sigurisë. Sakaq gjyqtari i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus është karantinuar në shtëpi dhe po ashtu edhe dy gjyqtarë të tjerë të gjykatës, që kanë pasur kontakt me të infektuarin dhe stafi i tyre janë izoluar. Aktualisht në Gjykatën e Posaçme janë 9 gjyqtarë, ku njëri është pozitiv me Covid-19, ndërsa dy të tjerë janë të karantinuar dhe 6 ndodhen në pritje të testeve të tamponit dhe përgjigjes nëse janë apo jo mbartës të koronavirusit. Ndërkaq stafi i kësaj gjykate ishte njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik se do të kryej hetimi epidemiologjik, duke nisur nga dita e hënë. Një nga seancat e shtyra është edhe ajo për Arbër Çekajn.

Pezullimi i punës

Ndërkohë rasti i dytë me koronavirus është regjistruar në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Më pas këshilli i Gjykatës së Apelit ka bërë të ditur se stafi gjyqësor do të reduktohej vetëm në çështjet emergjente, deri në rezultatet e të gjithë trupës gjyqësore, e cila do t'i nënshtrohet testimit. Në mesditën e së hënës u konfirmua edhe rasti i tretë me koronavirus. Rasti i tretë ishte në Gjykatën e Lartë, e cila prej pak javësh nisi nga funksionimi me tre gjyqtarët e zgjedhur, Sokol Sadushin nënkryetar me kompetencat e kryetarit, Ervin Pupen dhe Ilir Pandën. Por si pasojë e infektimit të një prej pjesëtarëve të stafit edhe kjo gjykatë e ka pezulluar aktivitetin normal. Puna nuk do të vijojë normalisht, deri në përfundim të periudhës së karantinimit 14 ditor dhe testimit të të gjithë stafit dhe kontakteve të ngushta me një prej gjyqtarëve të infektuar. Gjykata e Apelit do të reduktojë punën, për shkak se një gjyqtar ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Kjo gjykatë do të funksionojë vetëm për çështjet urgjente. Ndërkohë pak kohë më parë ishte Gjykata e Durrësit ajo që u prek me Covid-19. Pra pjesëtarë të stafit gjyqësor u prekën nga koronavirusi e si pasojë u pezullua funksionimi i Gjykatës së Durrësit, pasi personi i infektuar iu drejtua izolimit 14 ditor dhe po ashtu edhe pjesa tjetër e stafit që pati kontakt me të.

Më të lexuarat