BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Politike

Vitin e ardhshëm deklarimi i pasurisë pritet të jetë online, SPAK më shumë lehtësira për të shkuar te pronat korruptive

Vitin e ardhshëm deklarimi i pasurisë pritet të jetë online,

Viti 2020 duket se do të jetë i fundit sa i takon lirshmërisë së pushtetarëve. Edhe pse janë të shumtë ata që deklarojnë çdo vit pasuri miliona euro, askush nuk ka përfunduar në bankën e të akuzuarve. Shumë shpëtojnë për shkak të anonimitetit, pasi me ligjet e reja ILDKP nuk i publikon emra e atyre që fshehin pasuritë. Por SHBA duket se do i japë fund pandëshkueshmërisë vitin që vjen. Kreu i ILDKP, Shkëlqim Ganaj ishte pak javë më parë para Komisionit parlamentar të Ligjeve ku u pyet mbi ngritjen e sistemit elektronik për deklarimin e pasurive. Ai u shpreh se plani ishte të mbyllej në vjeshtën e këtij viti, por për shkak të situatës do të jetë gati në fillim të 2021. Por çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se të gjitha deklarimet e pasurive do të jenë online dhe kjo falë mbështetjes së SHBA. Projekti është mbështetur nga USAID dhe duket se gjithçka është gati, pasi janë trajnuar dhe stafet. “Një tjetër aktivitet i ndërmarrë nga kompania zbatuese e software në bashkëpunim me ILDKPKI dhe mbështetjen e USAID, ka qenë organizimi i trajnimeve, gjatë periudhës prill - maj 2019, për Autoritetet Përgjegjëse, mbi funksionimin e Sistemit Elektronik, ku morën pjesë 366 përfaqësues. Skenarët përfundimtarë të testimeve nga përdoruesit dhe pranimit të funksionaliteteve të sistemit u kryen gjatë dy javëve të para të muajit qershor 2019”, thuhet në raportin vjetor të ILDKP. Pra amerikanët duket se nuk do të lejojnë më që shumë deklarime pasurie të kalojnë në hije. Sipas ligjit, SPAK do ketë akses të drejtpërdrejtë aty dhe çdo media e qytetar. Sot marrja e të dhënave pasurore është me kërkesë, por tani të gjithë pushtetarët do jenë të ekspozuar dhe mjafton një denoncim në media që prokuroria të nisë hetimet. Vitin që vjen pritet të shihen dhe efektet e para të këtij projekti.

Më të lexuarat