BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Politike

Vizita e Angela Merkel në Tiranë, ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

Vizita e Angela Merkel në Tiranë, ja çfarë shkruajnë

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, ku ajo u takua me Kryeministrat e vendeve të Rajonit, ndërsa kërkoi ecjen përpara me Procesin e Berlinit dhe shprehu mbështetjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Radio shtetërore gjermane DW shkruan se “Kancelarja gjermane Angela Merkel qëndron të martën për disa orë në Tiranë, ku pas takimit me kryeministrin Rama, ajo zhvillon një takim të gjerë me krerë të shteteve e qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja gjermane ka mbërritur në Tiranë nga Beogradi, në kuadër të turit të saj ballkanik, në prag të dorëheqjes nga detyra e kancelares. Ajo u prit me ceremoni zyrtare, në Pallatin e Brigadave, nga Kryeministri Rama. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, në programin e kancelares gjermane është edhe takimi me krerët e qeverive të Bosnjë- Herzegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Ndërkohë “Zëri Amerikës”, thotë se “Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku po takohet me krerët e qeverive të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja Merkel zhvilloi një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, më pas një takim dypalësh mes dy delegacioneve shtetërore.

Kancelarja gjermane vizitoi një ditë më parë Beogradin dhe sot Tiranën, duke treguar edhe një herë tjetër, në fund të mandatit të saj si kancelare, mbështetjen e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian si dhe për zhvillimin e tij.

Gjatë vizitës në Beograd, Kancelarja Merkel u shpreh edhe për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, si një kusht për anëtarësimin në BE të Serbisë.

Zonja Merkel u bë 7 vjet më parë, në gusht 2014, nismëtare e Procesit të Berlinit, i cili përfshiu 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në një përpjekje të përbashkët për të përshpejtuar integrim e tyre në Bashkimin Europian.

Procesi i Berlinit synon të normalizojë dhe rigjallërojë marrëdhëniet rajonale në fushat e infrastrukturës, ekonomisë si dhe shkëmbmeve rinore, përmes reformave, zgjidhjes së çështjeve dypalëshe dhe pajtimi mes shoqërive të rajonit.”.

Po kështu të gjitha mediat europiane kanë dhënë lajme nga Tirana në lidhje me vizitën e Kancelares gjermane dhe kryeministrave të Rajonit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë konferencës për shtyp në Tiranë, ku ndodhet për një vizitë zyrtare me liderët e vendeve të Rajonit, tha se është në interes të Gjermanisë dhe BE që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të jenë pjesë të BE.

Më të lexuarat