Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vizita e Kerry-t hap debate të ashpra mes Berishës dhe Ramës

Vizita e Kerryt ka hapur debate të ashpra mes Berishës dhe Ramës

Postuar: 11/02/2016 - 13:00

Ish-Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry më 14 Shkurt është një vizitë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Ai kërkoi nga Qeveria që t’i premtojnë Sekretarit Kerry se Shqipëria do të marrë edhe pjesën e mbetur të muxhahedinëve. Nga ana tjetër, ai kritikoi Kryeministrin Rama se në prag të vizitës së diplomatit amerikan, nxorri në televizion në një intervistë gruan e ish-diktatorit, John Kerry.
 
“Sekretari i Shtetit John Kerry vjen për një vizitë të rëndësishme në kuadër të 25-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike. Dua të shpreh kënaqësinë time të madhe dhe të uroj mirëseardhjen për këtë nder të madh që i bën Shqipërisë. Sigurisht, Sekretari ka mesazhet e tij që do jenë shumë të rëndësishme.
 
Së pari dua të ngre çështjen e kampit të lirisë të muxhahedinëve. Këtu jemi një grup deputetësh të cilët kemi ndjekur me solidaritet kauzën e drejtë të këtyre qytetarëve që janë në vështirësi serioze. Qeveria e mëparshme hapi shtegun e marrjes së këtyre qytetarëve në Shqipëri dhe mori kontingjentin e parë. Qeveria aktuale mori disa herë më shumë dhe ne e përshëndesim. Kërkojmë që Kerry t’i premtohet të merren të gjithë muxhahedinët sepse para 8 muajve janë bombarduar. Kërkoj t’i premtohen Sekretarin dhe të merren edhe ata 2 mijë e ca që kanë ngel aty në kushte mjaft të vështira.
 
Së dyti dua të dënoj me ashpërsinë aktin tuaj të papërgjegjshëm që urdhëroni antenat tuaja në media për të nxjerrë korbën e zezë të shqiptarëve Nexhmije Hoxhën në një emision televiziv prej 3 orësh. Nexhmije Hoxha është dora e zezë, një kriminele pothuajse e të njëjtit kalibër me të shoqin pas debilosjes së të shoqit që çdo gjë që thoshte i shoqi e redaktonte Nexhmija siç deshe. Enveri ishte Nexhmija, të gjitha ato spastrime janë vepër mizore e Nexhmije Hoxhës, të cilën zotëria e nxjerr nga sënduku për t’u treguar shqiptarëve se ja ku jemi ne. Kjo nuk mund të ndodhte në prag të vizitës së Sekretarit të Shtetit. Më vjen mirë që ke bërë një gafë shumë të rëndë. Ti harxhoje orë të tëra me një karafil në dorë në muret e Muzeut”, tha ish-Kryeministri Berisha.
 
Kryeministri Rama ka marrë menjëherë fjalën pas ish-Kryeministrit Berisha duke replikuar për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit. Rama tha se vizita e diplomatit amerikan ishte planifikuar një vit më parë, por u shty për shkak të axhendës së Sekretarit Kerry.
 
“Vizita e Sekretari të shtetit ishte planifikuar të bëhej në fund të vitit të shkuar dhe stacioni i Shqipërisë që ishte përfundimtari, u anulua për skak të punës së Sekretarit të Shtetit dhe faktikisht impenjimi ishte i marrë dhe i qartë që vizita do kryhej në kohë më të përshtatshme në fillim të këtij viti. Po të sqaroj që Sekretari i Shtetit nuk vjen për të kërkuar atë që the ti. Por vjen këtu sepse është një vizitë e planifikuar për të vizituar Shqipërinë edhe në kuadrin e kontakteve me rajonin dhe në kuadrin e marrëdhënies së ngushtë me Shqipërinë”, deklaroi Kryeministri Rama.
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 23:58

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e homologut holandez Mark Rutte, i cili u shpreh se Shqipëria ka bërë progres, por jo mjaftueshëm, por replikoi duke ngritur pyetjen, në

Postuar: 18/10/2019 - 23:56

Ish-deputetja e PD Grida Duma e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, foli për negociatat

Postuar: 18/10/2019 - 23:52

Vendim negativ nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për

Postuar: 18/10/2019 - 23:35

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar Departamentin Amerikan të

Postuar: 18/10/2019 - 23:30

Kryeministri i vendit, Edi Rama, teksa është pyetur nga gazetarët në konferencë në lidhje me dekr