Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vizita e Kerry-t në Shqipëri, ja si e pasqyruan mediat e huaja

Vizita e Kerry-t në Shqipëri, ja si e pasqyruan mediat e huaja

Postuar: 14/02/2016 - 17:06

Mediat e huaja u përqendruan ditën e sotme në vendin tonë, pasi kanë raportuar  mbi vizitën e Sekretarit amerikan te Shtetit,  John Kerry në Tiranë.
 
Agjensia e Lajmeve Reuters shkruan në një artikull kushtuar vizitës, se Kerry vjen në Shqipëri për të inkurajuar politikanët në miratimin e refomave anti-korrupsion.
 
Në brendësi të tekstit, theksohet se parlamenti shqiptar po diskuton një paketë reformash të mbështetura nga perëndimi teksa përmendet edhe krijimi i njësisë speciale kundër korrupsionit, e cila është e modeluar në bazë të Byrosë Federale të Investigimit.
“Kerry do të japë një shtysë” deklaroi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili preferoi të ruante anonimatin.
 
Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe “The Associated Press”, e cila nënvizon se Shtetet e Bashkuara janë një mbështetës i Shqipërisë.
 
Në artikull shkruhet se amerikanët kanë investuar deri më tani 20 milionë dollarë për të ndihmuar në miratimin e reformave, duke se shtuar se 5 milionë dollarë janë planifikuar që të shpenzohen gjatë këtij viti.
 
“Associated Press” citoi edhe fjalët e kryeministrit Rama, i cili tha se priste që reforma të miratohej gjatë muajit të ardhshëm.
Ndërkohë, “Voice of America” e vuri theksin tek masat e rrepta të sigurisë, duke thënë se autoritetet shqiptare kishin thirrur në detyrë 1.500 trupa policore.
 
Në mbyllje të artikullit shkruhet se kjo ishte vizita e pestë e një Sekretari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, pas James Barker, Madeleine Albright, Colin Powell dhe Hilary Clinton.
 
Duket që vizita e Kerry-t  shërbeu për t’i dhënë një shtysë miratimit të reformave në sistemin e drejtësisë dhe në atë gjyqësor.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:55

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar ku Presidenca ka një video ku një ambasador kry

Postuar: 18/11/2019 - 23:34

I ftuar në emisionin “Open”,presidenti Ilir Meta foli edhe për Opozitën, për të cilën

Postuar: 18/11/2019 - 23:28

Pasi presidenti Ilir Meta shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shq

Postuar: 18/11/2019 - 23:08

I pyetur se cila ishte arsyeja që ftoi në takim edhe fondacionin e shoqërisë së hapur SOROS, pres

Postuar: 18/11/2019 - 22:57

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parla

Postuar: 18/11/2019 - 22:55

I ftuar në emisionin “Opinion”, deputeti socialist AlketHyseni u ankua që u la i fund

Postuar: 18/11/2019 - 22:54

Meta ka komentuar edhe një herë a do e shpërndajë presidenti apo jo.