Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

Vizita në Greqi për detin/ Diplomati del me deklaratën e fortë: Rama s’bëri asgjë, shkoi si negociator i …

Vizita në Greqi për detin/ Diplomati del me deklaratën e

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në 'Open' komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi.

Sipas Neshos, kryeministri shkoi më shumë për të marrë rolin negociator pas vizitës në Ankara dhe se nuk është i qartë për çështjen e detit.

“S’bëri asgjë. Pritshmëritë ishin të mëdha se ishte çështje e rëndësishme, flitet për detin. Këtu duket më tepër një shëtitje duke kaluar nga Ankaraja për të marrë rolin e tij negociator. Nga vetë vizita pashë që akoma nuk është konceptuar nga qeveria shqiptare se si do zgjidhet marrëveshja me Greqinë. Vetë politika e jashtme e Ramës ka futur sektorë të tjerë që krijojnë tension dhe sjellin paragjykime nga Perëndimi.Pjesë e retorikës së Ramës, parapriu dhe ne nuk arritëm asgjë. Por nuk u gjet asnjë zgjidhje, se Rama tha që do gjehej zgjidhje historike se kishte probleme nga e kaluara. Vetë kryeministri duket që është i paqartë se kërkon ta bëjë çdo gjë vetë. Nuk ka një marrëveshje, është bllokuar,” tha Nesho.