BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Politike

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë “funeralin” e tij, as florinjtë nuk i bëjnë më punë, i mbyllën çdo derë në Uashington

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka zbërthyer vizitën “sekrete” të presidentit Ilir Meta dhe zonjës së parë, Monika Kryemadhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij Kryemadhi ishin në Amerikë, por vizita e çiftit presidencial u dekonspirua nga lobisti libanez, Safi Kaskas, i cili ndau në rrjetet sociale disa foto nga takimi që pati me ta. Mirëpo, ditën e djeshme sa i takon kësaj vizite, ka reaguar edhe zoti Spahiu, i cili përmes një analize të hollë në rrjetet sociale dhe të mbushur me detaje të padëgjuara ndonjëherë, ka zbuluar se si qëndron e vërteta e udhëtimit misterioz të çiftit Meta-Kryemadhi. Ish-kreu i Aleancës Kuqezi prerë dhe qartë shpreh bindjen se përmes vizitës në SHBA, Meta po tenton të shmangë “funeralin” e tij. Madje për të treguar se kreu i shtetit është person i padëshiruar nga amerikanët, por që vendimi ende nuk është zyrtar, theksoi se as florinjtë që ka, referuar pasurisë së Metës, nuk i bëjnë më punë dhe se sipas tij, presidenti është në grahmat e fundit. “Ilir Meta e pa qartazi që laku po i mblidhej keq. Diplomatët amerikanë e kanë njoftuar që kanë dijeni për aktivitetin e tij korruptiv dhe anti-amerikan. Dje ai refuzuar nga çdo nivel ekzekutiv apo legjislativ për t’u takuar në Uashington dhe Neë York. Askush nuk pranon ta takojë njeriun, i cili de fakto është “non grata”, por de jure pritet shkarkimi nga presidenti. Funerali i çiftit Meta në SHBA është shumë i gjatë, por bashkë me dy kufomat atje do shkrijnë edhe floririn duke shpresuar se do blejnë të gjithë ata që janë rreshtuar në “funeral”. Mendojnë se leku blen çdo gjë. Ndoshta edhe në Amerikë ka segmente që blihen me para, por me një ndryshim”, deklaroi ai.

Metës i mbyllën çdo derë në Uashington

Por nuk ndalet me kaq, pasi ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka zbuluar se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentit Ilir Meta dhe zonjës së parë, Monika Kryemadhi iu mbyll çdo derë. Zoti Spahiu theksoi se Metën dhe Kryemadhin nuk i priti asnjë zyrtar në takim, për shkak se siç thotë ish-kreu i Aleancës Kuqezi, çifti presidencial ka mbetur në mes të katër rrugëve dhe s’ka kush iu pastron paratë e pista të përfituara nga korrupsioni. “Atje çdo lobim dhe sponsorizim bëhet publik dhe transparent. Në këtë pikë, çifti Meta ka ngelur me thes në krah sepse s’duan të bëjnë gabimin e Lulzim Bashës që 1 milion euro i postoi nga Banka e Ukrainës prej dy vajzave agjente të KGB (spiune ruse). Për të gjitha këto arsye: Meta dhe Monika u katandisën dje në zyrën e një lobisti libanez, për të vetmin fakt sepse atij, mund t’ia bëjnë pagesën dhe transfertën honorare jo në Bankat Amerikane, por në atdheun e tij në Liban, si shteti që njihet si lavatriçja e parave mafioze të gjithë botës. Prandaj sot Uashingtoni zyrtar, i mbylli dyert Presidentit të LSI, sepse i Shqipërisë apo i shqiptarëve ai ka shumë kohë që nuk ekziston. O Zot sa turp për ne shqiptarët, që pas 108 vite themelim të shtetit shqiptar, s’kemi ende me kë të përfaqësohemi si Kryetar Shteti. Madje këtë radhë as Bebe Rexha që e ka krushqi nuk e priti në Amerikë. S’ka faj e shkreta: Ka hall, se djeg karrierën artistike për hallin e një mafie politike”, nënvizoi Spahiu.

Më të lexuarat