BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Politike

Vizitat e njëpasnjëshme në Vlorë, Kryemadhi nxjerr blof Metën: Na prish punë, ekipi i tij s’ka ...

Vizitat e njëpasnjëshme në Vlorë, Kryemadhi nxjerr blof

Kryeatrja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se prezenca e presidentit të Republikës, Ilir Meta në Vlorë është shqetësuese për LSI në këtë qark.

Duke folur për gazetarin Rezar Xhaxhiu, Kryemadhi tha se prezenca e Metës ç’fokuson punë e LSI në Vlorë, pasi ekipi i Kreut të Shtetit nuk ka eksperincë politike.

Pjesë nga intervista:

Xhaxhiu: A prish punë prezenca e Metës në Vlorë?

Kryemadhi: Prish pak punë.

Xhaxhiu: Ka pak nervozizëm te presidenti, nga i buron ky nervozizëm?

Kryemadhi: Nuk di të them nga i buron ky nervozizëm mendoj që stafi i tij nuk ka eksperiencë politike ose ka eksperiencë me presidentë të tjerë. Ajo që është e rëndësishme për LSI të fokusohen te dita e zgjedjeve te nr 6 dhe te komisionerët dhe numëruesit. Na prish punë sepse ç'fokuson punën tonë. Nuk mendonj se në 9 ditë shqiptarëve i prihstet mendja se kë do votojnë.

Xhaxhiu: Në këtë prill të 2021 e keni krijuar skenarin e ruajtjes së votës?

Kryemadhi: LSI ka komisionerët e saj aty janë dhe komisionerët e PD çështja e ruajtjes së votës është e padiskutueshme. Ndaj thashë që aty duhet të fokusohemi më shumë te komisionerët. Nëse komisionerët e LSI dhe PD do lajthisin, ka marrë ferra uratën dhe kot që flasim për demokraci.