
"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje nga hetimi: Ja çfarë pritet të ndodhë

“Vjedhje të mëdha me inceneratorët dhe Portin e Durrësit”, Floriana Garo bën deklaratën e fortë kundër kryeministrit

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Dhjetor 2022

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo thotë se korrupsioni është një ndër shqetësimet më alarmante në vendin tonë. Në Ditën Ndërkombëtarre kundër Korrupsionit, Garo tha se Shqipëria, nën drejtimin e Edi Ramës, i është dorëzuar këtij fenomeni.
Në një deklaratë për mediat, Garo solli në vëmendje aferat për të cilat akuzohet qeveria, që nga inceneratorët, tek Porti i Durrësit dhe Butrinti.
Ajo solli në vëmendje një raport të organizatës “Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim”, sipas së cilës, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor.
“Në vazhdën e vjedhjeve dhe raporteve mbi to, vetëm një ditë para ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, një raport i organizatës satelite te Brukselit “Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim”, na sjell gjetje të reja alarmante. Sipas këtij raporti të fundit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesit, si kërkimi i ryshfetit, dhënia, pranueshmëria e korrupsionit, rënia pre e tij dhe madje kapja e shtetit nga bizneset” – thotë ndër të tjera në deklaratën e saj Garo.
Deklarata e plotë e Floriana Garos:
9 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit; njëkohësisht dhe fatkeqësisht për Shqipërinë, edhe faktin se shteti është privatizuar nga një klikë politike dhe kapur nga interesa personale korruptive. Partia Demokratike vëren me alarm, mbështetur në raporte ndërkombëtare, se Shqipëria nën Edi Ramën është e dorëzuar dhe gjunjëzuar përballë këtij fenomeni. Korrupsioni mbetet një shqetësim alarmant, duke u bërë pengesë për përparimin e Shqipërisë dhe integrimin në Bashkimin Europian. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i cili u publikua rreth dy muaj më parë, ishte një “shuplakë” për Shqipërinë.
Raporti theksonte se për të luftuar fenomenin e korrupsionit nuk është treguar vullnet politik. Le të kuptohemi, dhe ta përkthejmë termin “korrupsion” i cili është zbutur dhe vetë-anulluar nga përdorimi i tepërt:
Korrupsion janë të gjitha vjedhjet e Edi Ramës dhe ministrave të tij, vjedhjet elefanteske, me djegësat, Portin e Durrësit dhe aferën e Butrintit. Vjedhjet me rrugët, që ndërtohen me çmim 8 herë më të lartë se në BE;vjedhjet dhe shpërdorimet në buxhet me mbi 8,2 miliard euro, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit. Janë këto vjedhje që e bëjnë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës.
Në vazhdën e vjedhjeve dhe raporteve mbi to, vetëm një ditë para ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, një raport i organizatës satelite te Brukselit “Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim”, na sjell gjetje të reja alarmante.
Sipas këtij raporti të fundit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesit, si kërkimi i ryshfetit, dhënia, pranueshmëria e korrupsionit, rënia pre e tij dhe madje kapja e shtetit nga bizneset.
“Shqipëria duket të jetë vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ i lartë në rajon, ku 57% e qytetarëve u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë në transaksione korrupsioni”. Për dallim, sipas raprtit, Serbia mbetet vendi me nivelin më të ulët të presionit të korrupsionit në rajon, ndërsa Kosova ka nivelin më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni, me 20% të qytetarëve që kanë paguar rryshfet në krahasim me 23% në Serbi. Treguesi i presionit për kapjen e shtetit nga bizneset, i cili fokusohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial apo institucional, sheh Shqipërinë me 45%, më të lartin në rajon. Kjo është Shqipëria e Edi Ramës, e para në hit-paradën e korrupsionit. Pavarësisht pallavrave se këtu zhvillon samite BE-ja, është po BE me raportet e saj që hedh në erë çdo propagandë.
Me hajdutët ne qeveri dhe qeverinë me duart në xhepat tuaj Shqipëria është në rrezik dhe asaj duhet t’i dalim zot!
Më të lexuarat


Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje nga hetimi: Ja çfarë pritet të ndodhë

A duhet të nisin hetimet ndaj Ramës nga FBI? Habit Kreshnik Spahiu

‘Shpërthen’ Lorenc Vangjeli, plas deklaratën e fortë për ish- agjentin e FBI-së McGonigal: Ka marrë miliona euro në Shqipëri dhe Kosovë, ka takuar biznesmenë, politikanë, gjyqtarë e prokurorë

"Erdhi një mashtrues...", analisti plas deklaratën e fortë: McGonigal kuptoi se këtu bëhen para, mburreshin se kishin një shok në FBI

Skandali me ish-zyrtarin e FBI-së/ Deputeti i PS e zbulon: Ja e vërteta që ju nuk e dini

Deklarata ‘bombë’ e Kryemadhit: McGonigal është kontaktuar sulmuar Ilir Metën

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit të FBI të hetonte për Ilir Metën

Skandali i ‘Mcgonigal’/ Analisti zbardh prapaskenat dhe zbulon detaje të forta: Çdo takim ka qenë informal dhe në rastin më të keq i korruptuar

Artan Hoxha tregon si e gjeti Charlie McGonigal te restoranti i njohur: Ishte në tavolinë me ish-politikanin biznesmen
