BREAKING NEWS

Momente dramatike/ Udhëtimi dhe lamtumira e fundit drejt shtëpisë, mbërrijnë në Portin e Durrësit trupat e pajetë të shqiptarëve që humbën betejën nga COVID, makinat funerale njëra pas tjetrës

Momente dramatike/ Udhëtimi dhe lamtumira e fundit drejt
x

Politike

Vjen deklarata e fortë e ish-deputetit të LSI-së: Meta po tregon vijën e kuqe! (Flet për borxhin që presidenti u ka shqiptarëve)

Vjen deklarata e fortë e ish-deputetit të LSI-së: Meta po tregon

Ish-deputeti i LSI, Viktor Tusha ka komentuar në emisionin aktualitet tubimin e presidentit Ilir Meta me datën 2 Mars në mbrojtje të kushtetutës.

Tushe tha se Meta po u tregon shqiptarëve vijën e kuqe dhe u shpreh i bindur se sheshi do të jetë plot.

“Është një gjetje e mirë që ka bërë presidenti duke ju referuar Besëlidhjes së Lezhës ku thirri princat për të bërë Besëlidhjen. Dhe është një borxh që Ilir Meta ua lan shqiptarëve për marrëveshjen e dy prillit me Edi Ramën. Ishe te një gabim politik.

Jemi me fat që kemi Ilir Metën që po ndërgjegjëson shqiptarët, për ti treguar se vija kuqe është shumë e rëndësihme, jam i bindur se me 2 Mars sheshi do të mbushet plot.

Edi Rama në Shqipëri ka ‘vrarë’ më shumë se koronavirusi në Kinë. Është fatkeqësi e madhe, njerëzit  që kanë vrarë veten se nuk kanë pasur para për të paguar dritat.  Nuk është i rrezikshëm, krahasuar me Edi Ramën.

Jam i bindur se do të nxjerri në pah paaftësine menaxhuese të shtetit shqiptar dhe të qeverisë. Në këtë periudhë OSBE po drejtohet nga Tirana, njolla turpi do ti vijnë Shqipërisë.”- u shpreh Tushe.