Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vjen ‘goditja’ nga OSBE-ja për Bashën dhe Kryemadhin, ultimatum të prerë: Jo dhunë! U përmend derdhje gjaku para protestës

Postuar: 25/05/2019 - 13:13

Pak orë para protestës së thirrur nga opozita ka ardhur edhe reagimi i familjes së OSBE-së, ku bëjnë thirrje për një protestë paqësore dhe pa dhunë.

Reagimi i plotë: 

E tërë familja e OSBE-së -- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm e për Evropën i Sllovakisë, Miroslav Lajčak, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella -- e dënuan fuqishëm përdorimin e dhunës, nga ana e protestuesve, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 11 maj 2019. Ata theksuan të drejtën për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore, por nënvizuan se dhuna është e papranueshme dhe se trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. E sjellim në vëmendje këtë deklaratë përpara protestës së 25 majit 2019. Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë. Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 18:37

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe ndoqën nga afër situatën në terren në zonën e Kasharit, ku është raportuar për disa familje të prekura nga lëkundjet e fuqishme të tërm

Postuar: 22/09/2019 - 18:30

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë vizituar një familje në njësi

Postuar: 22/09/2019 - 18:15

Zv/ kryeministri Erjon Braçe premtoi se ditën e mërkurë qeveria do të miratojë një VKM e cila p

Postuar: 22/09/2019 - 17:56

Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, u fut në Parlament disa muaj më parë, duke

Postuar: 22/09/2019 - 17:37

Përmes një postimi në Facebook, ish- deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se qeveria duh

Postuar: 22/09/2019 - 17:24

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka mbledhur të gjitha strukturat e posaçme të Drejtorisë së

Postuar: 22/09/2019 - 17:18

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka thirrur në një mbledhje urgjente Shtabin e Emergjencave në Bashkinë