BREAKING NEWS

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm për taksën ndaj Serbisë, ja çfarë u vendos dhe kur do hyjë në fuqi

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm
x

Politike

Vjen paralajmërimi i fortë nga Bundestagu: Nëse doni hapjen e bisedimeve, mos luani me...

Vjen paralajmërimi i fortë nga Bundestagu: Nëse doni hapjen e

Kryekëshilltari për Politikën e Jashtme në CDU-CSU Hans-Joachim Falenski ka bërë thirrje që mos të preket integriteti i Gjykatës Kushtetuese. Zyrtari gjerman nuk i ka kursyer kritikat për mungesën e funksionimit të institucioneve dhe problemet me lirinë e mediave dhe standardet ligjore në Shqipëri.

“Kjo është ideja dhe bindja politike pas 9 kushteve të Bundestag-ut.  Ne shpresojmë që tashmë gjërat të jenë në rrugën e përmirësimit të situatës. Ju e dini që ne po vendosim dy parakushte që duhet të përmbushen para se të zhvillohet Konferenca e parë Ndërqeveritare. E para është: Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të jenë në gjendje të kryejnë funksionet e tyre përkatëse duke siguruar një numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve të cilët e kanë kaluar vetingun. Çështja nuk është vetëm nëse plotësohet numri i mjaftueshëm.  Shumë më e rëndësishme është nëse kjo është bërë në përputhje të plotë me papërjashtim çdo parashikimi të kushtetutës suaj dhe të mos jetë i njëanshëm”, tha ai.