Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vjen reagimi i Presidentit për protestën e opozitës, Meta si kryetarja e LSI Kryemadhi

Postuar: 25/05/2019 - 12:26

Për protestën e ditës së sotme që ka thirrut opozita, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta.

Reagimi i Metës:

Qëndrim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta për protestën e thirrur sot nga Opozita e Bashkuar

25 maj 2019

Në prag të protestës kombëtare të thirrur sot në mbrëmje nga drejtuesit e Opozitës së Bashkuar, duke shprehur bindjen se tubimet paqësore e demokratike, janë një e drejtë fondamentale e demokracisë, legjitime e kushtetuese, dua të theksoj se sa e rëndësishme është që ajo të jetë tërësisht paqësore.

Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi.

Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar.

Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.

Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit.

Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes europiane të Shqipërisë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 17:56

Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, u fut në Parlament disa muaj më parë, duke marrë mandatin e deputetit të lënë nga ish-deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Postuar: 22/09/2019 - 17:37

Përmes një postimi në Facebook, ish- deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se qeveria duh

Postuar: 22/09/2019 - 17:24

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka mbledhur të gjitha strukturat e posaçme të Drejtorisë së

Postuar: 22/09/2019 - 17:18

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka thirrur në një mbledhje urgjente Shtabin e Emergjencave në Bashkinë

Postuar: 22/09/2019 - 16:59

Ministrja e Financave dhe Ekonimisë Anila Denaj deklaroi se qeveria shqiptarë është e gatshme të

Postuar: 22/09/2019 - 16:34

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se lëkundjet s

Postuar: 22/09/2019 - 16:16

"Të gjitha dëmet mund të përballohen nga fondi i emergjencës të qeverisë shqiptare"- kë