Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vjen reagimi që nuk pritej/ Djali i Sokol Olldashit jep mesazhin e fortë: Mos e shkelni gjakun e paraardhësve tanë

Postuar: 20/06/2019 - 23:00

Në një reagim në Facebook, Glauk Olldashi shkruan se në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët tanë e i paraardhësve tanë do shkelet.

Djali i deputetit të ndjerë, Sokol Olldashi, Glauk Olldashi ka reaguar për protestën e nesërme të opozitës, duke bërë thirrje që të gjithë të bashkohen.

 “Të kërkosh pacënueshmërinë e lirisë së votës do të thotë të kërkosh respektimin e sistemit demokratik, në themelet e të cilit qëndron kontributi i të gjithë demokratëve, që ditën të rrëzonin sistemin më të egër totalitar. Krimi më i madh që na ka bërë kjo qeveri është vjedhja e idealit. Dhe, në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët tanë e i paraardhësve tanë do shkelet! Në vitet ‘90, Shqiptarët jetonin në skamje, ama diskutohej dhe luftohej për ideale. Sot diskutohet vetem mirëqenia personale dhe idealet janë harruar. Dua t’i bëj thirrje të gjithe shqiptarëve, të mëdhenj e të vegjël, të majtë e të djathtë: të harrojmë ndasitë e të bashkohemi për veten tonë, për familjet tona e për Shqipërinë tonë!”, shkruan Glauk Olldashi.

Kujtojmë se nesër opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e saj të 10-të kombëtare ku kërkon largimin e Edi Ramës. Partitë  opozitare do të mblidhen para kryeministrisë në orën 20:00 në një tubim që nuk dihet sa mund të zgjasë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2019 - 12:26

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi nga Tropoja se qeveria ka diskriminuar bashkitë e veriut për të ndëshkuar politikisht qytetarët që nuk mbështesin qeverinë e Edi Ramës.

Postuar: 23/07/2019 - 12:20

Nenkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho deklaroi se opozita do të vijojë protestat si rrug

Postuar: 23/07/2019 - 12:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dje një mesazh shumë të qartë për të gjithë pushtetarë

Postuar: 23/07/2019 - 11:27

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu përmes një statusi në “Facebook” shprehet se procesi

Postuar: 23/07/2019 - 11:07

OSBE i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama në lidhje me paketën anti shpifje për të rishi

Postuar: 23/07/2019 - 10:55

Ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit nuk i del ‘e keqja’ me përkujtimin e 3 vje

Postuar: 23/07/2019 - 10:55

Thellohet akoma dhe më tej skandali me falimentimin e “Veneto Banka”.