Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga drejtuesit në qarqe lista me emrat e drejtorëve dështakë, ikin 20 emrat e parë në Tiranë

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga
x

Politike

Vjeshta vendimtare për fatin e Llallës dhe Tahirit, SPAK intensifikon hetimet, ish-ministri i drejtohet Gjykatës së Lartë

Vjeshta vendimtare për fatin e Llallës dhe Tahirit, SPAK intensifikon

Sezoni i vjeshtës pritet që të jenë vendimtar për fatin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Llalla dhe Tahiri janë në telashe me drejtësinë dhe procesi ndaj tyre po ecën pothuajse në të njëjtën linjë. Për ish-ministrin e Brendshëm, ishte Gjykata e Apelit ajo e cila e ktheu për rishqyrtim dosjen. Por SPAK ka paraqitur në gjykatë një kërkesë për tërheqje të akteve për të bërë një analizë të provave, argumenteve dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me dosjen ndaj ish-ministrit. Kur çështja ishte në Gjykatën e Shkallës së Parë, hetimet u kryen nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, por tashmë me shkrirjen e tyre hetimet për ish-ministrin e Brendshëm do të kryhen nga Prokuroria e Posaçme. Kështu, Prokuroria e Posaçme e ka tërhequr dosjen dhe sipas burimeve, po vijon punën për të bërë një analizë më të thellë të të gjitha ngjarjeve dhe rrethanave. Arsyeja pse Gjykata e Apelit e rikthehu dosjen “Tahiri” për rishqyrtim ishte sepse Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi 3 akuzat që ishin ngritur nga prokuroria, duke ngritur një akuzë të re për shpërdorim detyre, për të cilin nuk është kryer asnjë hetim. Por dje ish-ministri Tahiri ka bërë lëvizjen e papritur në betejën e tij me drejtësinë. Pasi Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe të rikthejë gjykimin nga e para në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin, si Tahiri ashtu dhe Jaeld Çela kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit. Tahiri kërkon të dalë i palagur në këtë mes.

Dosja e Llallës

Ndërkohë që një tjetër dosje është shtyrë për në vjeshtë është edhe ajo e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Për këtë të fundit, Gjykata e Posaçme për Krime të Rënda dhe Korrupsion ka vendosur ta kthejë për plotësim hetimesh. Llalla tashmë është vënë nën akuzë nga prokuroria, pasi sipas dosjes së akuzës ka kryer fshehjen e të ardhura. Mirëpo në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj Llallës ndodhej për diskutim provash në seancë paraprake, gjykata ka vendosur të kthejë për rihetim çështjen penale. Vendimi për plotësimin e hetimeve është marrë pas kërkesës së depozituar nga avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj, i cili parashtroi para trupit gjykues se hetimet janë të paplota dhe duhet patjetër të verifikohen transaksionet bankare për shitjen e disa pronave të paluajtshme dhe të merret në pyetje një person me banim në Amerikë, që i ka paguar Llallës, 3 mijë euro për lindjen e fëmijës në Amerikë. Tashmë prokuroria do ketë afat deri në muajit nëntor 2020 për të realizuar këto dy detyra të kërkuara nga avokati dhe caktuara nga gjykata, për t’u përballur sërish në gjykatë, për futjen ose jo në gjykim të dosjes penale, ku i pandehur është ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Ja detajet e dosjes

Në dosjen e prokurorisë vihet re se Llalla ka blerë prona shumë lirë dhe i shiste shtrenjtë. Për shembull, në vitin 2007 Llalla ka deklaruar një ullishte në Bathore, blerë 1.5 milionë lekë. Në vitin 2011 ai e rivlerëson pronën në vlerë 21 milionë lekë të reja. Ndërsa po e njëjta pronë në vitin 2016 është shitur 249 mijë euro. Po ashtu ndryshime në vlerë ka pasur dhe për apartamentin në Durrës, tani i sekuestruar. Ai është blerë në mars të vitit 2012 në vlerën 2.2 milionë lekë të reja, ndërsa në prill po 2012, ai e ka rivlerësuar në rreth 5 milionë lekë të reja. E njëjta gjë ka ndodhur me një tokë në Qeha Shytaj në Tiranë. Ai e ka blerë në dhjetor të vitit 2016 në vlerën 4.5 milionë lekë të reja. Por në maj të 2017 është rivlerësuar në 36 milionë lekë të reja, ose 360 milionë lekë të vjetra.

Më të lexuarat