BREAKING NEWS

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja
x

Politike

Vlerësimi i DASH për Ardian Dvoranin, paralajmëron Spartak Ngjela: Goditjen kryesore e merr presidenti Meta!

Vlerësimi i DASH për Ardian Dvoranin, paralajmëron Spartak

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për vlerësimin e Ardian Dvoranit nga DASH. Avokati thotë se vlerësimi i bërë nga DASH për Dvoranin është goditje e drejtpërdrejtë për presidentin Ilir Meta.

“Është një vlerësim me shumë vlerë për personalitetin tonë, por ka tre aspekte. Ngre edhe njëherë si çështje të rëndësishme luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, godet Ilir Metën nëpërmjet Dvoranit, dhe del sekretari i shtetit dhe e ngre Dvoranini, në një kohë, që ky gjyqtar, i cili unë e kam ditur dhe të gjithë e kemi ditur se ai ka qenë në avangardën në lidhjen me pushtetin gjyqësor dhe pati një goditje banale nga Ilir Meta, nga presidenti i Shqipërisë. Goditjen kryesore e merr presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ai e ka goditur Dvoranin”, tha Ngjela për Euronews Albania.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka patur përplasje të vazhdueshme me ish-kreun e KED-së, Ardian Dvoranin, sa i takon emërimeve të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.