BREAKING NEWS

“Shpërthimi u dëgjua në të gjithë Durrësin”/ Dalin detaje të reja të rënda nga atentati me eksploziv ndaj efektives së Policisë (DYSHIMET)

“Shpërthimi u dëgjua në të gjithë
x

Politike

Vlerësimi i dëmeve dhe rindërtimi, flet ish-zv.kryeministri në kohën e Berishës: Ekspertët s'kanë lënë shenja të sakta, nga çfarë kam parë unë në terren... (DEKLARATA)

Vlerësimi i dëmeve dhe rindërtimi, flet ish-zv.kryeministri

Ish-zv/kryeministri Gazment Oketa, në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' tha se ekspertët që kanë qenë në terren nuk kanë lënë gjurmë dhe shenja të sakta për banorët që të kuptojnë nëse godina e banimit të tyre duhet prishur apo restauruar.

"Nga sa unë kam prekur në terren grupet e inspektimit nuk kanë lënë gjurmë apo shenja të sakta për banorët, që ata të kuptojnë nëse janë për t'u prishur, restauruar apo kanë dëmtime serioze. Nuk dua të abuzoj se nuk kam informacion zyrtar, por ajo që kam konstatuar, psh; ekspertët francezë dhe ato izraelitë përdorin të njëjtët shenjat për ato godina që markojnë? Nëse do të shikoni godinat ka shenja me ngjyrë portokalli, diku blu, diku e gjelbër, diku ku është një tabelë që mban logon e bashkisë IKMT me shënimin që kjo është e banueshme.

Por ka banesa të tjera ku qytetarët janë të paqartë dhe të pa informuar. Kam vizituar sot dy banesa dhe në gjykimin tim nuk kishte arsye se përse banorët të mos riktheheshin. Ndoshta për inerci të inspektimit të parë ekspertët morën masën më ekstreme duke vendosur shiritin dhe ato shenja kanë mbetur. Duhet ecur më shpejt me kategorizimin e objekteve dhe të jetë më e qartë si do të operohet me rikonstruksionin e godinave.

Një koordinim që do të lehtësonte punën, do të ishte ai me OSHEE dhe ujësjellësin që kanë të gjitha të dhënat në databaze dhe ku del cdo banesë me numrat dhe kështu krijon një bazë dhënash, kjo do të shmangte kaosin duke i thënë qytetarit që shko në komunë merr një letër, më pas te komiteti i emergjencës që të strehojë. Pse nuk është bërë nuk e di, por kjo do të kishte reduktuar me një javë reagimin e parë të institucioneve" tha ai.

Oketa është kundër vendimit të qeverisë që të jenë vetë ndërtuesit që të riparojnë pallatet që janë dëmtuar nga tërmeti. "Jam shprehur disa herë duke e cilësuar si transferim përgjegjësie, duhet të jetë shteti që duhet të marrë përgjegjësinë, aq më tepër ku banorët mbajnë në dorë hipotekën. Përballë qytetarëve duhet të dalë shteti, dhe shteti të merret me ndërtuesit, jo vetëgjyqësi që të përplasë qytetarët me ndërtuesin. Kur ti ke hipotekën do të thotë se ke kaluar të gjitha standardet dhe rregullat. Ka një akt mbikëqyrje dhe kolaudimi dhe shteti ka hyrë garant se kjo është e banueshme. Kjo nuk i përjashton ata që kanë ndërtuar keq, por përballë qytetarëve të dalë qeveria".