BREAKING NEWS

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela nxjerr skenarin tronditës, zbulon kush e ka ‘fundosur’ Ilir Metën

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela
x

Politike

Vlerësimi i Komisionit Europian për Shqipërinë, Rama e nis ditën me lajmin e mirë: E para në rajon për... (Foto)

Vlerësimi i Komisionit Europian për Shqipërinë, Rama e nis

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar këtë mëngjes se Shqipëria është vlerësuar nga Komisioni Europian si e para në rajon për Qeverisjen Elektronike në 2019. Krahas lajmit, Rama ka shpërndarë edhe një foto të grafikut të 36-vendeve që aplikojnë E Qeverisjen.

"MIRËMËNGJES dhe me këtë vlerësim të Shqipërisë nga Komisioni Europian për Qeverisjen Elektronike në 2019, ju uroj një ditë të mbarë" shkruan ndër të tjera Rama.

Qeverisja elektronike apo E-Qeverisja është ofrimi i shërbimeve institucionale përmes teknologjisë informative, me anë të së cilës qytetarët, bizneset dhe vetë qeveria ofrojnë shërbime më cilësore, më të përshpejtuara, dhe e cila drejtpërsëdrejti do të ndikoj në zhvillimin socio-ekonomik; njëherazi e nevojshme edhe për integrime evropiane.