BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

VOA: Dhoma Amerikane dhe Ambasada Amerikane në Tiranë bëjnë thirrje për transparencë dhe konkurrencë te ndershme në ekonomi

VOA: Dhoma Amerikane dhe Ambasada Amerikane në Tiranë bëjnë

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, se në qartqet e biznesit ekziston një shqetësim në rritje dhe pakënaqësi me politikat e brendshme të vendit.

“Indeksi Vjetor i Biznesit tregon se shumë shpesh praktikat në mënyrën e të bërit biznes nuk janë të drejta, dhe talente të reja profesionale janë duke parë mundësitë e largimit nga Shqipëria” - tha zoti Jaço.

Ai i bëri këto komente në Asamblenë e 21-të e Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku krahas shumë anëtarëve, morën pjesë ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, dhe ministrja e financave dhe ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

“Shqipëria ka sot ekonominë e bardhë e të pastër, ekonominë gri dhe atë të zezë (informale). Ju që punoni në ekonominë e bardhë, jeni duke paguar kostot e anës së errët të ekonomisë, ekonomisë së zezë dhe asaj gri. Kjo nuk është e drejtë dhe duhet të marrë fund!” - iu drejtua zoti Jaço përfaqësuesve të kompanive.

Ai mirëpriti anëtaren më të re të Dhomës Amerikane, Korporatën Bechtel, e cila pritet të zbatojë një nga projektet më të mëdha të energjisë në Skavicë, me një ndikim të madh në ekonomi dhe turizëm.

Zoti Jaço shtoi se përveç Bechtel, dy gjigantë të tjerë amerikanë: Excon Mobile dhe Accelerate janë në fazën paraprake të eksplorimit të një projekti tjetër të rëndësishëm energjetik, ku do të krijojnë vende të reja pune

“Ka ardhur koha që të ndalim së diskutuari problemet e Klimës së Biznesit dhe të nisim ndërhyrjet konkrete ligjore për përmirësimin e saj, duke ofruar mundësi dhe zhvillim për të gjithë” - theksoi zoti Jaço.

Në Asamblenë e AMCHAM-it, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, theksoi se përparësitë amerikane në Shqipëri janë mbrojtja, biznesi dhe demokracia.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që t’i japë përparësi klimës së biznesit. Reforma në drejtësi duhet çuar deri në fund, e konkurrenca e ndershme duhet të jetë parësore, që të gjithë investitorët të luajnë me të njëjtat rregulla të drejta dhe transparencë” - tha ambasadorja Kim.

Më herët ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, shkroi në Twiter pas një takimi me zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj, se theksoi në bisedën me të dëshirën e SHBA-ve për bashkëpunim të fortë në demokraci, mbrojtje dhe biznes.

“Nënvizova gjithashtu se SHBA janë jashtëzakonisht shumë serioze mbi korrupsionin si pjesë e interesit tonë kombëtar. Ne nxisim qeverinë që të marrë marrë masa të vërteta, në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur” - theksoi ambasadorja Kim.

Ambasadorja amerikane nënvizoi nga ajo bisedë rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronës, përfshirë përmes dixhitalizimit të arkivave për të ndalur ndërhyrjen ilegale njerëzore”.

“Biseduam mbi rëndësinë e reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët & investuesit të mbështeten në gjykata të pastra; adresimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të ngritura nga Task Forca për Veprim Financiar” - shënoi ambasadorja Kim.

Ajo u shpreh se 30 vjet nga përfundimi i diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë nga të gjitha krahët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për t’i ndalur zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira por të nevojshme në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. “Nëse jo tani, kur? SHBA do të vazhdojnë të jenë me ju në mbështetje të plotë” - theksoi ambasadorja amerikane Kim./VOA

Më të lexuarat