BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

VOA: Nisja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin, ende e bllokuar. E sotmja nuk ishte ditë e mirë, liderët e BE të detyruar të…

VOA: Nisja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin, ende e bllokuar. E sotmja nuk

Në Bruksel, vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk arritën as sot të zyrtarizojnë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Shkupit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fryma e zgjerimit është deformuar duke lejuar marrjen peng të procesit nga shtetet individuale. Ndërsa kryeministri maqedonas shprehu gatishmërinë për të biseduar për propozimin francez të zgjidhjes së ngërçit, duke saktësuar se në formën e paraqitur është i papranueshëm për Maqeoninë e Veriut.

Udhëheqësit e Ballkanit perëndimor ishin ftuar sot në Bruksel për t’u ulur në një tryezë me krerët e vendeve të Bashkimit Europian, si një përpjekje e BE-së për t’i dhënë energji të reja procesit të integrimit dhe për të dëshmuar afërsinë me rajonin.

Por të paktën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e sotmja nuk ishte një ditë e mirë. Për ta kishte më shumë vend për zhgënjim, ndërsa udhëheqësit europianë, ishin të detyruar t’i nënshtroheshin vetos së Sofies ndaj Shkupit, pa mundur që në takimin e mëpasshëm mes tyre të jepnin dritën jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me dy vendet ballkanike.

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi pas takimit se sipas tij “arsyeja nuk është thjesht Bullgaria. Bullgaria është një fatkeqësi, por nuk është vetëm Bullgaria, por është fryma e deformuar e zgjerimit, një frymë tërësisht e deformuar dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj”, tha ai duke shtuar se “fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti tek marrja peng nga shtetet individuale dhe ne e kemi parë. Sa herë që ka diçka që ndodh në një shtet anëtar, menjëherë ky mjet bllokimi vihet në lëvizje”.

Zoti Rama e quajti një turp faktin që “një vend i NATO-s që merr peng dy vende të tjera të NATO-s, ndërkohë që në oborr të Europës ka një luftë, dhe po ashtu nën sytë e 26 vendeve që janë krejt të pafuqishme së bashku”. Ai shtoi më tej se “agresioni rus kundër Ukrainës po merr kështu një ndihmë mjaft bujare dhe të pa kërkuar nga një vend i NATO-s, Bullgaria, për të destabilizuar një vend tjetër të NATO-s, Maqedoninë e Veriut dhe për të fryrë më tej mllefin, pakënaqësinë në një fqinjësi si e jona, që është një hallkë e dobët në gjithë këtë situatë”.

Për kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski “kjo që po ndodh është një problem serioz dhe goditje serioze ndaj besueshmërisë së BE-së. Po humbasim kohë të çmueshme të cilën realisht nuk e kemi në dispozicion”, tha ai duke kujtuar se “Maqedonia e Veriut njihet si vend që arriti të zgjidhë probleme të vështira dhe të hidhura, si një vend që është i përkushtuar për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme dhe të mbështetura mbi vlerat evropiane dhe dinjitetin e qytetarëve. Me po këtë ide ne hymë edhe në procesin e bisedimeve me Bullgarinë”.

Për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, Franca e cila ka presidencën e radhës së Bashkimit Europian, deri në fund të muajit, ka ofruar një zgjidhje. Propozimi është pranuar dhe nga opozita bullgare, por ai duhet të kalojë më parë në parlament, ndërkohë që një ditë më parë qeveria e kryeministrit Kiril Petkov u rrëzua gjatë një mocioni votbesimi.

Për kryeministrin maqedonas. në formën siç ështe paraqitur, “propozimi është i papranueshëm”. Ai shtoi se “nëse gjatë presidencës franceze arrihet mirëkuptim për qëndrimet tona, ne jemi të gatshëm të përfshihemi në bisedime. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut – theksoi ai – duhet të jenë të qetë; në kemi në plan të parë interesat strategjike dhe synimet e shtetit. Askush nuk mund të na imponojë cfarëdo zgjidhje pa pëlqimin tonë. Ne bëmë gjithshka, tani BE-ja e ka radhën”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Të dy kryeministrat u shfaqën në konferencë shtypi së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, si tre nxitësit e projektit Ballkani i Hapur, për të cilin ata ritheksuan se do të çojë përpara vendet e tyre, ndërkohë që procesi i integrimit vijon me zigzaget e tij.

Kryeministri Rama deklaroi se në takimin me krerët e vendeve të BE-së, kishte folur dhe për atë që e quajti “një pengmarrje tjetër, pengmarrjen e qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk lejohen të lëvizin lirisht në Europë”, duke qenë se marrëveshja me Kosovën është ende pezull.

Ai po ashtu i kishte dalë në krah presidentit serb, i kritikuar dhe në takimin e sotëm, pse nuk u është bashkuar sanskioneve ndaj Rusisë. Sipas tij “Serbia thjeshtë nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë, kaq shpejt dhe çuarja deri në kufij, do t’i japë efektin e kundërt dhe pastaj ajo çfarë do të ketë kosto, është agjenda europiane e Serbisë, për çka do të jetë kosto për popullin e rajonit, u shpreh kryeministri Rama. /VOA

 

Më të lexuarat