Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Voltana Ademi e kallëzoi penalisht 2 javë më parë, befason ministri nga Shkodra me përgjigjen

Postuar: 12/07/2019 - 12:29

Ministri Lleshaj nga Shkodra ka folur lidhur me kallëzimin penal të bërë nga Voltana Ademi, ku ka deklaruar se nuk ka dijeni për paditë në prokurori të bëra nga Ademi ndaj këtij të fundit.

 
“Nuk jam në dijeni për paditë e ngritura nga Voltana Ademi. Policia nuk arreston simpatizantë të partive”, u shpreh Lleshaj.  
 
I pyetur për akuzat e PD për arrestimin e militantëve të PD në mënyre të jashtëligjshme dhe politike, ministri Lleshaj u shpreh se Policia e Shtetit nuk arreston simpatizantë të Partisë Demokratike, por arreston qytetar që shkelin ligjin.
 
“Nuk kam informacion se gjykata e Apelit në Shkodër i ka konsideruar të paligjshme arrestimet e personave për djegien e KZAZ 3”, tha Lleshaj.
 
Voltana Ademi kallëzoi penalisht Sandër Lleshajn dhe punonjësit e Policisë më 27 Qershor, pasi sipas saj kanë shpërdoruar detyrën, duke hedhur gaz helmues mbi qytetarët gjatë tensioneve në KZAZ numër.2 në Shkodër. Ademi kërkoi që Lleshaj të pezullohet nga detyra.
 
Ndërkohë, Lleshaj u pyet për operacionin e zbulimit të arsenalit të armëve në Elbasan, ku u shpreh se operacion i policisë duhet të jetë i fshehtë në fakt dhe ato që publikohen janë vetëm rezultatet, jo operacionet.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 14:33

Drejtuesja e seancës plenare Vasilika Hysi është detyruar të ndërpresë seancën plenare për shkak se deputeti i opozitës së re Ralf Gjoni është përpjekur të marrë fjalën në kohën kur në foltore po fliste ministri Eduar

Postuar: 17/10/2019 - 14:18

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në nivele të larta me liderët e Parti

Postuar: 17/10/2019 - 13:54

Deputetja Rudina Hajdari sot në seancën parlamentare ka hedhur akuza në drejtim të qeve

Postuar: 17/10/2019 - 13:41

Një takim i zhvilluar ditën e sotme nga ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent

Postuar: 17/10/2019 - 13:04

Ish-deputeti i LSI, Luan Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar të gjithë shq

Postuar: 17/10/2019 - 12:41

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj ka publikuar listën e partive pje