BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Politike

Voltana Ademi reagon për deklaratën e fortë nga ministri Lleshaj: E njoh prej 15 vitesh, u ndjeva keq kur  dëgjova...

Voltana Ademi reagon për deklaratën e fortë nga ministri Lleshaj:

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar në lidhje me deklaratat e mëhershme të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për situatën e tregjeve në 'kryeqytetin e veriut'.

Në një lidhje direkte për gazetarin Sokol Balla, Ademi tha se e njeh Lleshajn që prej 15 vitesh, para se të ishte ministër i Brendshëm, dhe se nuk është ndjerë mirë kur i ka dëgjuar ato fjalë në adresë të saj.

"Dua të them që unë ministrin e Brendshëm e njoh edhe pa qenë ministër, e njoh që para 15 vitesh. Dhe më erdhi shumë keq, u ndjeva shumë keq kur e pashë në televizor dhe kur dëgjova çfarë tha. Unë punoj në terren, për t'i ardhur në ndihmë sa më shumë njerëzve, nuk u dnjeva mirë kur dëgjova ato fjalë", tha Ademi.