
Do ti bashkohet PS pas distancimit nga PD-ja? Mjeku Halim Kosova reagon për herë të parë

Voltana Ademi vijon rezistencën: Duhen zgjedhje të reja për Shkodrën, jo marrëveshje politike për të zgjidhur krizën

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Gusht 2019

Kryetarja në ikje e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi vijon të këmbëngulë në detyrën e saj, duke mos e dorëzuar mandatin. Dy ditë pas konstituimit të këshillit të ri ajo ka inspektuar punimet në qendrën multifunksionale, duke deklaruar dhe vazhdimin e punimeve në investime të tjera. “Me një kopsht të ri të rikonstruktuar me dyfishin e hapësirës ne do kemi mundësi që të shërbejmë më shumë. Nga ana tjetër do të hapim një çerdhe të re, një shërbim që ka munguar në lagjen 1. Një çerdhe e cila ka hapësirën e mjaftueshme për ti shërbyer të gjithë lagjes. Me një qendër të re shëndetësore që i bashkëngjitet shërbimit multifunksional, një shërbim i ri”, tha Voltana Ademi. Pra, ajo duket se ka ndërmend të vijojë detyrën dhe të hiqet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por mbetet të shihet sesi do të veprojë tani që qeveria i preu fondet. Po ditën e djeshme, ajo foli për mediat duke kërkuar zgjedhje të reja për Shkodrën. Qytetarëve, sipas saj i është mohuar e drejta për të zgjedhur, jo vetëm duke ju referuar 30 qershorit, por zhvillimeve pas kësaj date, që nga dorëheqja e Valdrin Pjetrit për shkak të akuzave. “Unë dua të shpresoj që shpejt të kemi zgjedhje për Shkodrën, besoj do kemi zgjedhje për gjithë Shqipërinë, por ngjarjet e Shkodrës e kanë dëshmuar se qytetarëve u është mohuar kjo e drejtë, prandaj duhet t’u jepet sa më shpejt mundësia për të zgjedhur. Zgjedhjet vendore nuk janë vendim që lidhen domosdoshmërisht me atë që them unë. Dua të them që askush edhe unë në këtë rast, nuk do merrja guximin që të veja njerëzit e ndershëm të qytetit përballë krimit kur bëhet fjalë për të vendosur qoftë edhe Voltana Ademin në një pozicion, të vështirë në një situatë kriminale”, u shpreh Ademi. Kryetarja në ikje e Bashkisë së Shkodrës shtoi se është kundër çdo marrëveshjeje politike mes palëve për zgjidhjen e krizës politike. Kujtojmë që pak ditë më parë Voltana Ademi u shpreh e prerë se nuk do ta lëshojë bashkinë derisa, sipas saj, në vend të ketë zgjedhje të vërteta.
Më të lexuarat


U përjashtua nga Genc Ruli nga Komisioni i Vlerësimit, Halim Kosova zbulon mesazhet me Bashën: Ma punuan!

Alfred Peza tregon goditjen e fortë që do të marrë Basha dhe Kryemadhi: Opozita është në krizë, nuk është e bashkuar

Meta tha se do të japë dorëheqjen më 26 prill nëse Edi Rama fiton 71 mandate, vjen reagimi i fortë nga numri dy i PS

"Kam folur 10 ditë më parë", Jozefina Topalli zbulon komunikimin e fundit me Berishën: I jam mirënjohëse që më ka dhënë...

Plani i PD-së për pandeminë, Halim Kosova nxjerr zbuluar demokratët: Kur e pashë mendova është program anti-Rama apo …

Sulmet ndaj SHBA pas vlerësimit për Ardian Dvoranin, Balla këshillë Lulzim Bashës: Meta ka degraduar, më bëri habi që...

Analisti i njohur zbërthen deklaratën e fortë të Ilir Metës: Paralajmëroi se nuk do njohë zgjedhjet

‘Dëgjojeni dhe kuptoni çfarë politikani pa karakter është ky’, Erion Braçe publikon pamjet dhe kap mat Lulzim Bashën pasi firmosi marrëveshjen me LSI

Elisa Spiropali bën llogaritë elektorale: LSI ka një rënie drastike! Ja sa mandate do të marrim në Tiranë

A po synohet “shkrirja” e partive të vogla? Ministrja Spiropali jep përgjigjen e prerë
